Kumbaro: Synojmë rritjen e numrit të turistëve japonezë në Shqipëri!

Ministrja: Turisti japonez prej vitesh viziton Kroacinë, Greqinë dhe Slloveninë, por Shqipëria nuk ka qenë në itinerarin e tyre


Ministrja e Turizmit dhe Mjedisit, Mirela Kumbaro, pjesë e delegacionit që shoqëron kryeministrin Edi Rama në Japoni, u shpreh sot se synimi i kësaj vizite ndër të tjera është tërheqja e turistëve japonezë drejt vendit tonë.

Në një intervistë televizive, Kumbaro tha se “jemi ende larg asaj që kemi mundësi të tërheqim nga tregu japonez”.

“Japonia është një treg shumë interesant. Turistët japonezë njihen si turistë që kërkohen nga të gjitha tregjet botërore të turizmit. E para, pasi udhëtojnë shumë dhe e dyta, pasi janë turistë që shpenzojnë. Deri në vitin 2019 në kishim një rritje të numrit të turistëve japonezë, diku te 7 mijë turistë në vit. Me një rënie drastike 2019-2020 kuptohet, që e mori veten në vitin 2022, por që jemi ende larg asaj që kemi mundësi të tërheqim nga tregu japonez”, tha ajo.

Sipas ministres, duke qenë se është një vend i largët, Shqipëria nuk promovohet vetëm si një destinacion unik, por si destinacion pjesë e Ballkanit.

“Turisti japonez prej vitesh viziton Kroacinë, Greqinë dhe Slloveninë, por Shqipëria nuk ka qenë në itinerarin e tyre”, tha Kumbaro.

Dumani: Sky ECC dhe Encrochat ekspozuan lidhjet e krimit me politikën, drejtësinë dhe Policinë

Aplikacionet Sky ECC dhe Encrochat ekspozuan lidhjet e krimit me politikën, drejtësinë dhe Policinë.

Global 360

COP29 – Dhjetëra liderë botërorë fillojnë fjalimet dhe negociatat për ndryshimet klimatike

Dhjetëra liderë do të mbajnë sot fjalime në Konferencën e OKB-së për Ndryshimet Klimatike, që po zhvillohet në Azerbajxhan duke…

Diplovista

Çështja e emigracionit, Rama për ‘Il Giornale’: Evropa duhet bashkohet rreth një plani të qartë strategjik

Kryeministri Edi Rama ka dhënë një intervistë për median italiane “Il Giornale”. Ai komentoi marrëveshjen për emigrantët me Italinë si…

Gjeopolitika

Pika të zeza apo të ndritshme?

Viti 2024 duket që do të shënjohet nga luftrat dhe zgjedhjet, të cilat do të ndikojnë në fatin e një…

OPED

Bektashizmi dhe Shqipëria!

Historia e Bektashinjve është historia e qëndresës ndaj dhunës, gjatë pushtimit fatal të Perandorisë Turke

Profil

Një Lider i ri në Diplomaci dhe Fuqizimin e Rinisë

Ambasador Rinor i NATO-s për Shqipërinë, Ambasador Global për Paqen për Kombet e Bashkuara dhe Këshilltar Rinor për OSBE-në

Masmedia

Dumani: Sky ECC dhe Encrochat ekspozuan lidhjet e krimit me politikën, drejtësinë dhe Policinë

Aplikacionet Sky ECC dhe Encrochat ekspozuan lidhjet e krimit me politikën, drejtësinë dhe Policinë.