Diaspora dërgoi rreth 1.13 mld euro në vitin 2021 në Shqipëri

Eurostat: Shqipëria ka varësinë më të madhe në kontinent dhe rajon nga remitancat, që arrijnë në 6.7% të PBB-së.


Në Shqipëri diaspora dërgoi rreth 1.13 mld euro në vitin 2021 sipas shifrave të Eurostat. Eurostat tregon se vendi ynë ka varësinë më të madhe në kontinent dhe rajon nga remitancat, që arrijnë në 6.7% të PBB-së.

Mali i Zi vjen pas nesh me 6.1%.Duke vërejtur më tej të dhënat shihet se shumat më të mëdha të parave janë dërguar nga emigrantët shqiptarë në Itali, që vazhdon të kryesojë në listë.

Janë rreth 279 milion euro të dërguara nga fqinji përtej Adriatikut, ndërkohë pas saj vjen nga Mbretëria e Bashkuar me 206 milion euro.

Nga 2017 është rritur me 11 milion euro shuma e parave të dërguara nga ishulli, ndërsa gjithnjë e më shumë shqiptarët emigrojnë drejt këtij destinacioni.

Në vendin e tretë për dërgimin e parave është Gjermania me plot 172.8 milion euro, e cila ka rritje me 70%. Në 2017-ën nga ky vend dërgoheshin 100 milion euro

Në vendin e katërt për paratë e dërguara qëndron Greqia me 172.3 milion euro.

Edhe pse vitet e fundit ky vend preferohet më pak për emigrim, sërish dërgesat vijnë me rritje nga 2017, ku niveli qëndronte në 90 milionë euro.Në total nga 27 vendet e BE janë dërguar 744.6 milion euro, ndërsa tashmë përvec se para për konsum në familje, diaspora po investon edhe në pasuri të paluajtshme.

Gjithashtu që pas fillimit të pandemisë gjithmonë e më shumë po dërgohen para nëpërmejt kanaleve zyrtare, që ka rritur konsiderueshëm vlerën e parave që dërgohen në vend./Business Magazine/

Lexo më shumë nga

Dumani: Sky ECC dhe Encrochat ekspozuan lidhjet e krimit me politikën, drejtësinë dhe Policinë

Aplikacionet Sky ECC dhe Encrochat ekspozuan lidhjet e krimit me politikën, drejtësinë dhe Policinë.

Global 360

COP29 – Dhjetëra liderë botërorë fillojnë fjalimet dhe negociatat për ndryshimet klimatike

Dhjetëra liderë do të mbajnë sot fjalime në Konferencën e OKB-së për Ndryshimet Klimatike, që po zhvillohet në Azerbajxhan duke…

Diplovista

Çështja e emigracionit, Rama për ‘Il Giornale’: Evropa duhet bashkohet rreth një plani të qartë strategjik

Kryeministri Edi Rama ka dhënë një intervistë për median italiane “Il Giornale”. Ai komentoi marrëveshjen për emigrantët me Italinë si…

Gjeopolitika

Pika të zeza apo të ndritshme?

Viti 2024 duket që do të shënjohet nga luftrat dhe zgjedhjet, të cilat do të ndikojnë në fatin e një…

OPED

Bektashizmi dhe Shqipëria!

Historia e Bektashinjve është historia e qëndresës ndaj dhunës, gjatë pushtimit fatal të Perandorisë Turke

Profil

Një Lider i ri në Diplomaci dhe Fuqizimin e Rinisë

Ambasador Rinor i NATO-s për Shqipërinë, Ambasador Global për Paqen për Kombet e Bashkuara dhe Këshilltar Rinor për OSBE-në

Masmedia

Dumani: Sky ECC dhe Encrochat ekspozuan lidhjet e krimit me politikën, drejtësinë dhe Policinë

Aplikacionet Sky ECC dhe Encrochat ekspozuan lidhjet e krimit me politikën, drejtësinë dhe Policinë.