Ambasadori i Ukrainës, Volodymyr Shkurov: Faleminderit Shqipëri!

Tirana është solidarizuar sot me Ukrainën, kur mbushet një vit që kur Rusia nisi pushtimin e Ukrainës.


Tirana është solidarizuar sot me Ukrainën, kur mbushet një vit që kur Rusia nisi pushtimin e Ukrainës.

Në një ceremoni të posaçme të mbajtur në Tiranë, ku të pranishëm ishin ambasadori i Ukrainës në vendin tonë Volodymyr Shkurov, si dhe përfaqësuesit më të lartë të përfaqësive të huaja në Tiranë, u mbajt një minutë heshtje në kujtim të jetëve të humbura gjatë kësaj lufte të tmerrshme.

Ambasadori i Ukrainës në Tiranë, Volodymyr Shkurov deklaroi se, mbrojtja e ukrainasve do të vazhdojë deri sa territori ukrainas dhe integriteti i tij të rivendoset brenda kufijve të njohur ndërkombëtarisht.

Ambasadori tha se, Ukraina është sot e mbuluar me gjak, por po vazhdon të luftojë për nderin e lirinë, pa kushte për një fitore që beson.

“24 shkurti i vitit të shkuar, ora 4:40 e mëngjesit është një mëngjes që nuk do ta harrojmë asnjëherë. Ky ishte një vit që tregoi kush jemi, identifikoi miqtë tanë dhe ju dha lindje heronjve tanë. Një vit me dhimbje të pashmangshme, pikëllime e humbje që do të mbeten gjithmonë në zemrat e ukrainasve”, tha ambasadori.

Për ambasadorin ukrainas, por edhe popullin ukrainas, deri para një viti nisja e një pushtimi ishte e paimagjinueshme.

“Kur agresioni rus ndaj Ukrainës filloi, asnjë prej njerëzve të ndërgjegjshëm nuk kishin menduar fillimin e një lufte që po vazhdon prej 1 viti”, u shpreh ai.

Ashtu sikundër, theksoi Shkurov, në Rusi besohej se Ukraina do të binte për pak ditë, gjë që as s’ka për të ndodhur.

“Edhe pse dikush në Rusi ka menduar se Ukraina mund të binte brenda pak ditësh, kjo nuk ka ndodhur dhe nuk mund të ndodhë. Sot përsëri adresohem në emër të popullit tonë të cilët me kurajo dhe pa u lëkundur kanë mbrojtur mëmëdheun dhe pavarësinë tonë përgjatë një viti. Këtu dëshmoj se jam krenar të përfaqësoj Ukrainën dhe ukrainasit”, tha ai.

Shkurov u ndal edhe në situatën në Ukrainë përgjatë këtij viti, kur foli për vrasje masive civilësh e shkatërrim.

“Ajo që kemi parë përgjatë një viti të tmerrshëm të luftës, vrasje masive të civilëve, tortura, plaçkitje, abuzim, shkatërrim i pamëshirshëm i infrastrukturës civile, tregon se ka jo vetëm një rritje dhe vrull të reflekseve kafshërore, por gjithashtu edhe dëshirë në koshiencën e agresorëve për të poshtëruar e shkatërruar popullin tonë”, u shpreh ambasadori ukrainas.

Sipas Shkurov, mbrojtësit ukrainas kanë çliruar pothuajse gjysmën e territorit të pushtuar nga Rusia.

“Ashtu si një vit më parë, armiku ka përqendruar mijëra tanke e avionë luftarakë në Ukrainën lindore. Pushtuesit rus janë fokusuar me forcat e tyre me shkallë të lartë ofensive dhe veprimet e tyre në Donetsk dhe Luhansk. Mbrojtësit ukrainas kanë çliruar pothuajse gjysmën e territorit të pushtuar nga Rusia që prej momentit kur nisi ky invazion i shkallës masive. Ky proces do të vazhdojë derisa territori ukrainas dhe integriteti i tij të rivendoset brenda kufijve të njohur”, deklaroi ambasadori.

Njëkohësisht, ambasadori shprehu mirënjohjen për mbështetjen e solidaritetin e qeverisë shqiptare, sikundër edhe partnerët ndërkombëtarë që ndihmuan Ukrainën.

“E mbaj mend 8 prillin, protestën kur marshuam nga sheshi “Skënderbej” në rrugën, ku falë përpjekjeve të një miku të Ukrainës, kreut të bashkisë së Tiranës, mban sot emrin “Ukraina e lirë””.

“Mirënjohje të veçantë për mbështetjen edhe nga kryesimi i Shqipërisë në Këshillin e Sigurisë së OKB, për ndihmën financiare dhe ushtarake që qeveria e Shqipërisë i ka dhënë Ukrainës. Gjithashtu falenderoj edhe popullin shqiptar për ndihmën humanitare të fuqishme ndaj popullit të Ukrainës. Përgëzime nga zemra shkojnë edhe për bashkinë e Tiranës, kryebashkiakun Erion Veliaj, përfaqësuesit e qeverisë, partitë politike, ambasadorët miq, diplomatët e ambasadave të huaja, dhe të gjithë juve të pranishëm sot në këtë veprim për solidaritet ndaj popullit ukrainas”, deklaroi ai. /ATSH

Sejko-Gonzato: BE, asistencë teknike në fusha të ndryshme të bankingut qendror

Hapja zyrtare e negociatave për grup-kapitullin e parë me Bashkimin Evropian (BE), shënon një moment historik në rrugëtimin e Shqipërisë…

Global 360

COP29 – Dhjetëra liderë botërorë fillojnë fjalimet dhe negociatat për ndryshimet klimatike

Dhjetëra liderë do të mbajnë sot fjalime në Konferencën e OKB-së për Ndryshimet Klimatike, që po zhvillohet në Azerbajxhan duke…

Diplovista

Çështja e emigracionit, Rama për ‘Il Giornale’: Evropa duhet bashkohet rreth një plani të qartë strategjik

Kryeministri Edi Rama ka dhënë një intervistë për median italiane “Il Giornale”. Ai komentoi marrëveshjen për emigrantët me Italinë si…

Gjeopolitika

Pika të zeza apo të ndritshme?

Viti 2024 duket që do të shënjohet nga luftrat dhe zgjedhjet, të cilat do të ndikojnë në fatin e një…

OPED

Bektashizmi dhe Shqipëria!

Historia e Bektashinjve është historia e qëndresës ndaj dhunës, gjatë pushtimit fatal të Perandorisë Turke

Profil

Një Lider i ri në Diplomaci dhe Fuqizimin e Rinisë

Ambasador Rinor i NATO-s për Shqipërinë, Ambasador Global për Paqen për Kombet e Bashkuara dhe Këshilltar Rinor për OSBE-në

Masmedia

Sejko-Gonzato: BE, asistencë teknike në fusha të ndryshme të bankingut qendror

Hapja zyrtare e negociatave për grup-kapitullin e parë me Bashkimin Evropian (BE), shënon një moment historik në rrugëtimin e Shqipërisë…