Historia e marrëzisë!

Pasionet tona janë motori që shtyn botën para. Ato na ndihmojnë të shijojmë jetën, castet e gëzimit!


Nga Dr. Monika Stafa

Pasionet tona janë motori që shtyn botën para. Ato na ndihmojnë të shijojmë jetën, castet e gëzimit që ajo na fal kur i fitojmë ato. Betejat e humbura që na ringrejnë me çdo çmim.

Gjatë historisë së njerëzimit burrat dhe gratë kanë luftuar gjithmonë për të arritur atë që dëshironin aq shumë, lirinë mes njëri -tjetrit. Pavarësisht se lufta mes palëve ishte e drejtë ajo gjithmonë është parë si një luftë mes dy gjinive të pabarabarta. Ndaj gjithmonë prej kohës së barbarisë e deri më sot shpikeshin heronj. Herë në njërën anë të gjinisë e herë në anën tjetër. Heronj trima në të shumtën e herës, që shpesh konsideroheshin të marrë.

Gratë dhe burrat bashkë ose veç e veç.

Por luftrat e tyre nuk kanë mbaruar. Sot këto dy mostra njerëzore përplasen ende. Unë nuk jam e bindur se për çfarë ende luftojnë.

Nuk i kam besuar asnjëherë dogmës. Pabarazisë mes tyre.

Megjithëse beteja mes tyre në sfond duket e pafund. Të paktën që prej historikut të gjatë në Tokë.

Në të gjitha kohërat kishte nga ata që e linin mënjanë frikën për të treguar veten ashtu siç ishin. Ose ashtu si bota do të donte t’i shihte. Dhe kjo përbënte atë që quhej marrëzia e tyre.

Asnjëherë e shpjegueshme nëpërmjet arsyes. Asnjëherë e kuptueshme aq sa duhej.

Cfarë ishte kjo marrëzi?

Do të duhet një periudhë e gjatë fshehtësie, gati dy shekuj, në mesjetë që ky ankth i ri të nxiste reagime, përveçime, përjashtime dhe spastrime.

Historia e marrëzisë nuk ishte një histori e thjeshtë, si ne e shohim sot. Ajo erdhi si një nevojë e kohës pas një shekulli lebrozë kur bota jetoi me errësirën.

Të marrët atëherë shpesh rronin si endacakë. Qytetet i përzinin nga rrethet e tyre. Shpesh i linin në mëshirë të lundërtarëve dhe ky qarkullim i të marrëve apo largimi i tyre mund të shpjegohet vetëm me dobinë shoqërore dhe sigurinë që i sillte qytetit.

T’ua besoje të marrin marinarëve kishte për qëllim të evitoje sorollatjen e tij brenda mureve të qytetit, ndërsa vetë atë ta ktheje në të burgosur. Sepse lundrimi e braktis njeriun në pasigurinë e fatit, ku secili ndjek fatin e tij.

Sepse çdo ikje mund të jetë e fundit.

Kjo është arsyeja përse uji dhe lundrimi kanë një kuptim kur një fije marrëzie i bën bashkë. I marri në anijen nga ku nuk mund të ikësh i besohet lumit me mijra degë, detit me mijra rrugë dhe tërë pasigurisë së madhe që vjen para.

Ja pse uji dhe marrëzia kanë qenë lidhur për një kohë të gjatë me ëndrrat e njeriut evropian. Me pasionet dhe imagjinatën e tij.

Arti është prova e këtyre të marrëve.

Tristani i veshur si i cmendur u lëshua nga disa lundërtarë në bregun e Cornwall-it, në jugperëndim Anglisë. Kur mbërriti në kështjellën e mbretit Mark, ndryshe nga sa na mëson legjenda u hoq sikur ishte nip i tij. Me talentin e një të marri arriti të fitojë zemrën e mbretit, duke i dhënë një mundësi vetes të ishte biri beniamin i tij. Ai nuk erdhi nga toka e ngurtë, por nga shqetësimi i paprerë i detit, nga ato rrugë të panjohura që fshehin dije aq të cuditshme. Izolda e dinte mirë që ky i cmendur ishte biri i detit, e se ka ardhur deri aty i flakur nga marinarë të pacipë si në shenjë fatkeqësie.

Dhe nuk gaboi.

Ne e dimë se Tristani ka për detyrë të shoqërojë princeshën irlandeze, të martohet me xhaxhain e tij, Mbretin Mark të Cornwall-it. Dhe kjo është historia që njohim. Por brenda saj fshihet një sekret.

Tristani dhe Izolda pinë aksidentalisht një përzierje medicinale magjike që turbullonte arsyen dhe ndizte dashurinë. Gjatë udhëtimit ata bien në dashuri. Filloi kështu një marrëdhënie kurorëshkelëse që çoi në dëbimin e më pas në vdekjen e Tristanit.

Megjithëse origjina e vërtetë e të cmendurit që solli deti, mbetet edhe sot thuajse e pakuptueshme, portreti mistik i Tristanit frymëzoi kryevepra artistike në pikturë, letërsi, muzikë dhe kinema.

Një prej tyre është opera më influente e shek. të 19-të, ajo e Vagnerit, “Tristan und Isolde”.

Kjo është një prej luftrave për barazi. Mes gruas dhe burrit. Të qenit i marrë për të përsosur edhe më tej botën.

Të dy ata ja dolën. Por lufta nuk ka mbaruar.

Jemi ende në rrugëtim. Po kalojmë Mesjetën.

Uji dhe marrëzia vazhdon. Kjo temë ka ecur në rrjedhë të kohërave me misticizmin e vet edhe në shekujt e mëpasëm. Në epokën klasike melankolia angleze shpjegohet po aq mirë me ndikimin e klimës detare; të ftohtin dhe lagështirën, pikëzat e ujit që depërtojnë në shpirtin njerëzor dhe e bëjnë atë të humbasë qëndrueshmërinë duke i hapur rrugë marrëzisë.

Prej këndej shpiken personazhe si Ofelia e deri tek sirena Lorelai me tiparin lunatik të tyre, të cilat e interpretojnë marrinë si shfaqje te njeriu të një elementi të errët, ujor, një crregullim i zymtë që vepron ndaj rehatisë së shpirtit.

Sot shkenca e psikiatrisë nuk ka shpjegim më të avancuar se kjo e autorëve mesjetarë.

Të marrë që krijojnë të marrë.

Në literaturën artistike prej kësaj ideje ne sot gëzojmë një vepër të pakohë si “Lavdërimi i Marrëzisë”, në të cilën Erazmi i Roterdamit me një prirje satirike, ka përkufizuar se cfarë është çmenduria njerëzore nga e cila njerëzimi nuk lirohet dot.

Sepse, marrëzia nuk është e lidhur me botën dhe sekretet e saj por me njeriun vetë, me dobësitë dhe ëndrrat e tij.

Me luftrat dhe pabarazitë që ai shpik edhe kur nuk ka arsye t’i ketë.

Me të marrët, ata heronj të vërtetë që pa dredhi kishin vendosur të bëheshin pararendësit e ndryshimit për t’i hapur rrugën njerëzimit për të fituar lirinë që ishte e tyre.

Dhe mjerisht, ky konstatim i tij profetik mbetet ende në këtë botë që jeton mbi kurrizin e të paditurve, të të dobtëve dhe turmave të shfrytëzuara keqas.

Nuk ka marrëzi jashtë njerëzve. Është njeriu që i krijon ato nga dashuria për veten dhe iluzionet e tij.

Dhe pikërisht këtu nis historia jonë e marrëzisë.

Disa nga titujt e keshilluar per ju:
-Dëborë në Tiranë- Avv. Darien Levani; Historitë e dedektivit privat Bardhyl Nini vijojnë nëpër një Tiranë kaotike, ku lufta mes së mirës dhe së keqes, pushtetit, parasë dhe dashurisë për vendin nuk reshtin asnjëherë. Romani është një udhëtim në një botë mbushur me pikëpyetje, dyshime e hesape që duhen larë. Është përpjekja e protagonistit për t’u bërë shqiptar më i mirë, por është edhe historia e atyre që duan ta ndalin.
– Asnjëherë të martën- #BashkimHoxha; Një vetëvrasje dhe shumë identitete që nxisin lexuesin aktiv duke e përfshirë në rrjedhën e ngjarjeve të cilat përpiqen të hedhin dritë mbi një botë të errët që intrigon. Shtëpia Botuese Onufri

Sejko-Gonzato: BE, asistencë teknike në fusha të ndryshme të bankingut qendror

Hapja zyrtare e negociatave për grup-kapitullin e parë me Bashkimin Evropian (BE), shënon një moment historik në rrugëtimin e Shqipërisë…

Global 360

COP29 – Dhjetëra liderë botërorë fillojnë fjalimet dhe negociatat për ndryshimet klimatike

Dhjetëra liderë do të mbajnë sot fjalime në Konferencën e OKB-së për Ndryshimet Klimatike, që po zhvillohet në Azerbajxhan duke…

Diplovista

Çështja e emigracionit, Rama për ‘Il Giornale’: Evropa duhet bashkohet rreth një plani të qartë strategjik

Kryeministri Edi Rama ka dhënë një intervistë për median italiane “Il Giornale”. Ai komentoi marrëveshjen për emigrantët me Italinë si…

Gjeopolitika

Pika të zeza apo të ndritshme?

Viti 2024 duket që do të shënjohet nga luftrat dhe zgjedhjet, të cilat do të ndikojnë në fatin e një…

OPED

Bektashizmi dhe Shqipëria!

Historia e Bektashinjve është historia e qëndresës ndaj dhunës, gjatë pushtimit fatal të Perandorisë Turke

Profil

Një Lider i ri në Diplomaci dhe Fuqizimin e Rinisë

Ambasador Rinor i NATO-s për Shqipërinë, Ambasador Global për Paqen për Kombet e Bashkuara dhe Këshilltar Rinor për OSBE-në

Masmedia

Sejko-Gonzato: BE, asistencë teknike në fusha të ndryshme të bankingut qendror

Hapja zyrtare e negociatave për grup-kapitullin e parë me Bashkimin Evropian (BE), shënon një moment historik në rrugëtimin e Shqipërisë…