Ambasadorja Faber: Shqipëria qëndron çdo ditë me Ukrainën!
Ambasadorja e Shqipërisë në SHBA ishte në “Shtëpinë e Ukrainës” dhe shkruajti mesazhin e saj të solidaritetit
Në përkujtim të njëvjetorit të luftës të sulmit të paprovokuar të Rusisë ndaj Ukrainë, shumë zyrtarë të lartë amerikanë, ambasadorë të akredituar në SHBA, diplomatë dhe qytetarë nga Uashington DC ju bashkuan ambasadores Oksana Markova në Shtëpinë e Ukrainës, për të kujtuar trimërinë dhe sakrificat e qytetarëve të vendit të saj.
Edhe Ambasadorja e Shqipërisë në SHBA, Floreta Faber, mori pjesë dhe ashtu si shumë nga pjesëmarrësit shkruan mesazhe solidariteti me këtë rast
Postimi i Ambasadores së Shqipërisë në SHBA
Dje, sot dhe çdo ditë, Shqipëria ?? qëndron me # Ukrainën ??.
Në përkujtim të një viti të luftës së Ukrainës kundër agresionit brutal të Rusisë, shumë zyrtarë, ambasadorë, diplomatë dhe qytetarë nga Uashington DC ju bashkuan ambasadores Oksana Markova në Shtëpinë e Ukrainës, për të kujtuar trimërinë dhe sakrificat e qytetarëve të vendit të saj. Ambasadorja Floreta Faber, ashtu si shumë nga pjesëmarrësit shkruan mesazhe solidariteti me këtë rast.
#SlavaUkraini
Dje, sot dhe çdo ditë, #Shqipëria?? qëndron me #Ukrahinën?? . Në përkujtim të një viti të luftës së Ukrainës kundër…
Posted by Albanian Embassy to the US on Saturday, February 25, 2023