Kumbaro: Bashkëpunim mer Kooperacionin Ndërkombëtar të Japonisë
Ministrja e Turizmit dhe Mjedisit, Mirela Kumbaro, zhvilloi një takim me homologun e saj japonez, Akihiro Nishimura.
Ministrja e Turizmit dhe Mjedisit, Mirela Kumbaro, pjesë e delegacionit të Kryeministrit Edi Rama në Japoni, zhvilloi një takim me homologun e saj, Akihiro Nishimura.
Ministrja Kumbaro bëri të ditur se gjatë takimit u ra dakord për vijimin e angazhimit të përbashkët në menaxhimin e zonave të mbrojtura.
Kumbaro informoi se bashkë me Kooperacionin Ndërkombëtar të Japonisë (JAICA) synohet që Parku Kombëtar Divjakë-Karavasta të kthehet në model për lagunat e tjera.
“Në fund të vizitës në Japoni, edhe një takim shumë i rëndësishëm me Ministrin e Mjedisit, homologun Akihiro Nishimura, me të cilin do të vazhdojmë angazhimin e përbashkët në menaxhimin e zonave të mbrojtura dhe bashkë me Kooperacionin Ndërkombëtar të Japonisë (JAICA) duam që Parkun Kombëtar Divjakë-Karavasta ta kthejmë në model për lagunat e tjera, si një shans shumë i mirë për të përfituar nga ekspertiza dhe kapacitetet teknologjike që Japonia i përdor në mënyra fantastike”, u shpreh ministrja Kumbaro.