Dov Moran, izraeliti që shpiku USB-në duke bërë miliarda dollarë
Dov Moran është një sipërmarrës serial dhe investitor i fuqishëm izraelit, shpikësi i të famshmes USB
Nga Dash Frashëri, botues i TiranaDiplomat.com
Dov Moran (sot 67 vjeç) është një sipërmarrës dhe investitor izraelit, më i njohur si shpikësi i të famshmes, dhe që tani përdoret në të gjithë botën, USB. I lindur në Ramat Gan. U diplomua në Technion në Haifa për IT.
Moran ngriti M-Systems në vitin 1989, një kompani që u bë pioniere në tregun e të dhënave flash. Kompania shpiku flash drive USB (fillimisht me emrin DiskOnKey dhe sot i njohur si çelës USB), FlashDisk (DiskOnChip) dhe disa pajisje të tjera të ruajtjes së të dhënave.
Nën udhëheqjen e Moran, M-Systems arriti miliarda dollarë të ardhura derisa u ble nga SanDisk Corp në vitin 2006, ende e konsideruar si një nga blerjet më të mëdha në historinë e Izraelit.
Pas shitjes së M-Systems, Moran themeloi Modu, një kompani që propozoi një koncept të ri modular telefonik, patentat e të cilit u blenë nga Google në vitin 2011. Sot, këto patenta janë bazë e projektit modular të Google të quajtur Project Ara.
Dov Moran, një njeri vizionar që bëri besimet e tij në industrinë kompjuterike, ishte gjithashtu president i Biomas, zhvilluesi i produkteve farmaceutike inovative.