Xhaçka: Aktivitet intensiv i Shqipërisë në Asamblenë e Përgjithshme dhe Këshillin e Sigurimit të OKB-së
Ministrja e Jashtme: Shprehëm mbështetjen për Ukrainën, izolimin e Rusisë dhe mbajtjen e saj përgjegjëse për krimet barbare
Ministrja për Evropën dhe Punët e Jashtme, Olta Xhaçka informoi sot mbi takimet e zhvilluara në kuadër të punimeve të Asamblesë së Përgjithshme dhe Këshillit të Sigurimit të OKB-së.
Xhaçka theksoi se, përgjatë dy ditëve intensive në Asamblenë e Përgjithshme dhe Këshillin e Sigurimit të OKB-së, pati mundësinë të diskutojë edhe çështje të bashkëpunimit dypalësh, si ajo e sigurisë, që ka prekur Evropën dhe Ballkanin Perëndimor.
“Me të gjithë kolegët njëzëri shprehëm mbështetjen për Ukrainën, izolimin e Rusisë dhe mbajtjen e saj përgjegjëse për krimet barbare që ka kryer në Ukrainë”, tha Xhaçka.
? Përgjatë dy ditëve intensive në Asamblenë e Përgjithshme dhe Këshillin e Sigurimit të OKB-së pata mundësinë të…
Posted by Olta Xhacka on Sunday, February 26, 2023