Faleminderit Zan Rragami!
Federata Pan-Shqiptare e Amerikës VATRA, nderoi legjendën e futbollit shqiptar Ramazan Rragami, në 1-vjetorin e ndarjes nga jeta
Nga Ylli Dosku, Shoqata VATRA, SHBA
Është gjithmone mirë kur sheh kaq shumë shqiptarë në Vatër. Por sot ndihem edhe më mirë kur sheh kaq shumë Shkodranë në Vatër. Dhe sot jemi mbledhur për të nderuar një legjendë të futbollit shqiptar dhe qytetit të Shkodrës Ramazan Rragamin.
Nderimet dhe vlerësimet nuk i kanë munguar kurrë për kontributet si futbollist e trainer, por ne jemi këtu për ti dhënë nderimin si ambasador i shkëlqyer në 4-5 vitet e fundit kur jetonte mes Kanadase dhe Amerikës, por mա shumë në Queens New York.
Nga mesi i dhjetorit të 2021, teksa dilnim pas një kafeje në Rogner në Queens me mikun Fahri Shqari, i bie zilja e tel dhe ishte Zan Rragami nga dhoma e spitalit në New York. Fahri tha nëpërmjet spikerit: Nuk jam mirë. Mjekët nuk më japin më shpresë për kurimin e kësaj sëmundjeje. Dua të kaloj ditët e fundit në Shkodër, por para se të iki dua që ti lajmerosh miqtë që pinim kafe…
Të mërkurat ishin ditët, kur takoheshim me Zanin për orë të të tëra duke folur për sport, art e politike …Me Bashkimin, Xhelalin, dr.Pertefin,Fehmiun, Halit Shpuzen e shumë të tjerë… Me atë guximin që karakterizonte këtë burre fisnik, ja la detyre Fahriut, qe te mblidheshim edhe nje here para se te nisej per Shkoder… Por tri dite me vone Zan Rragami u nis nga shtrati i spitalit direkt ne aeroport dhe nje muaj me pas ne ate mes Janari te acarte u shua fizikisht ne shtepine e tij ne qytetin qe u lind dhe u rrit duke u bere i pa vdekshem per djersen e derdhur ne qindra beteja sportive.
Ne kishim planifikuar qe te organizonim dicka modeste ne lokalitetin tone ne Queens, nje muaj me pare, por dashamiresia e kryetarit te Federates Pan-Shqiptare Vatra zotit Elmi Berisha dhe editorit te gazetes Dielli, bene qe ky nderim te behej ketu. Faleminderit Kryetar dhe ju Sokol si Editor i Diellit qe u kujdeset moment pas momenti deri ne detaje per kete takim. Ne anen sportive, nuk mbahet mend qe Rragami te kete humbur nje Penallti, por ajo qe nuk harrohet eshte se ne finale e kupes se Shqiperise ne vitin 1972 i shenoi 7 gola me penallti Beses se Kavajes ne ndeshjen e kthimit bash ne Shkoder. Dy penallti ne 90 minuta dhe pese ne gjuajtjen e penalltive dhe Vllaznia fitoi kupen.
Pa mbushur 17 vjec beri debutimin profesional me ekipin e pare te Vllaznise duke shenuar te vetmin gol ne ate ndeshje te shkurtit te vitit 1961 me Flamurtarin ne Vlore. 18 ndeshje me kombetaren dhe me pas si trainer i kombetares se 21 vjeçareve ne ate triumf dhe rekord historik ne eleminatoret e kampionatit europian te 1984 kur ne grup me Gjermanine e Berti Vogst, Austrine dhe Turqine, Shqiperia nen drejtimin e Ramazan Rragamit do te ishte e para e grupit ne 8 kombetaret me te mira te europes…Faleminderit Stela dhe Petrit qe jeni sot ketu bashke me ne ne kete nderim te babait tuaj dhe mikut tone qe ishte ne grupin nismetar per krijimin e deges se Vatres ne Ridgewood. Faleminderit.
—-
Federata Pan-Shqiptare e Amerikës VATRA, në përkujdesjen e veçantë të degës së Vatrës Ridgewood, ditën e diel më 26 Shkurt 2023 ora 11 am, në Selinë Qëndrore të Vatrës nderoi legjendën e futbollit shqiptar Ramazan Rragami në 1-vjetorin e ndarjes nga jeta.