Sir Oakley Hill, britaniku i dashuruar me futbollin shqiptar në kohën e Mbretit Zog

Hill: Football-i i organizuem si duhet dhe i luejtun mirë, asht nji stërvitje e shkëlqyeme për lojën e jetës


Nga Armand Plaka

Një fisnik britanik nuk mund të rrinte dot pa shfaqur adhurimin e tij dhe t’i bënte jehonë ndër shqiptarët sportit më popullor në botë, i cili në ato kohë po njihte një ngjitje në majat më të larta të kohës, ndërsa konkurronte akoma me sporte po aq të ushtruara në Britani të Madhe e kolonitë e saj, siç ishte dhe “rugby”.

Bëhet fjale pikërisht për Sir Oakley Hill (Kolonel Dayrell Oakley-Hill,) emri i të cilit do të njihej gjerësisht nga shqiptaret në vitet (vitet ’30) e Monarkisë Shqiptare, si organizator i Xhandarmërisë Shqiptare, dhe më pas atyre të Luftës së Dytë ( nga viti 1943) si anëtar i Misioneve Britanike e madje edhe të dy viteve të para të Pasluftës, si përfaqësues i UNRRA-s në Shqipëri.

Më tej nga janari 1951 deri në 1955, ai punoi ne Ambasaden Britanike në Athinë ku punoi për M16 Britanike. Vitet e fundit të jetës ushtroi detyrën e Sekretarit të Shoqatës Anglo-Shqiptare në Londër. Kujtimet e tij në lidhje me Shqipërinë u publikuan shumë vite më vonë ( në vitin 2005) nga Qendra e Studimeve Shqiptare në vëllimin me titull “Një anglez në Shqipëri: Kujtimet e një oficeri britanik, 1929-1955”.

Në vitin 1933, në platformën mediatike të nxënësve të Institutit “Harry Fultz”, me emrin avangardist “Shekulli XX”, ai do të raportonte në një faqe të saj nën titullin: “Pak fjalë për lojët e topit” mbi historinë e futbollit, mënyrat e organizimit të klubeve e federatave, si dhe vlerat shëndetësore, fizike e psikike të “lojës magjike”, për të cilën ndër të tjera në artikullin e tij ai do të theksonte:

Por ndër të gjitha lojnat football-i asht ma popullori, dhe me shumë arsye prodhon shpejti trupi, syni dhe mendjeje, ep aftësi e fuqi, dhe – pika ma me randësi – mëson “team spirtit” (shpirtin e skuadrës).

Në fund ai e mbyll me fjalët:

Football-i i organizuem si duhet dhe i luejtun mirë, asht nji stërvitje e shkëlqyeme për lojën e jetës. Pjesëtarët e ksaj loje burrnore janë si fuguesit e stafetës, për të cilët poeti Romak tha – “Et quasi cursares vitai lampada tradunt:” – “dhe, si fuguesit e nji gare, ata dorëzojnë pishtarin e jetës”.

A.P. 28 shkurt 2023.

Sejko-Gonzato: BE, asistencë teknike në fusha të ndryshme të bankingut qendror

Hapja zyrtare e negociatave për grup-kapitullin e parë me Bashkimin Evropian (BE), shënon një moment historik në rrugëtimin e Shqipërisë…

Global 360

COP29 – Dhjetëra liderë botërorë fillojnë fjalimet dhe negociatat për ndryshimet klimatike

Dhjetëra liderë do të mbajnë sot fjalime në Konferencën e OKB-së për Ndryshimet Klimatike, që po zhvillohet në Azerbajxhan duke…

Diplovista

Çështja e emigracionit, Rama për ‘Il Giornale’: Evropa duhet bashkohet rreth një plani të qartë strategjik

Kryeministri Edi Rama ka dhënë një intervistë për median italiane “Il Giornale”. Ai komentoi marrëveshjen për emigrantët me Italinë si…

Gjeopolitika

Pika të zeza apo të ndritshme?

Viti 2024 duket që do të shënjohet nga luftrat dhe zgjedhjet, të cilat do të ndikojnë në fatin e një…

OPED

Bektashizmi dhe Shqipëria!

Historia e Bektashinjve është historia e qëndresës ndaj dhunës, gjatë pushtimit fatal të Perandorisë Turke

Profil

Një Lider i ri në Diplomaci dhe Fuqizimin e Rinisë

Ambasador Rinor i NATO-s për Shqipërinë, Ambasador Global për Paqen për Kombet e Bashkuara dhe Këshilltar Rinor për OSBE-në

Masmedia

Sejko-Gonzato: BE, asistencë teknike në fusha të ndryshme të bankingut qendror

Hapja zyrtare e negociatave për grup-kapitullin e parë me Bashkimin Evropian (BE), shënon një moment historik në rrugëtimin e Shqipërisë…