Ambasadori Qazimi pret skenografin slloven Kajetan Čop dhe shkrimtaren shqiptare Arjeta Ahmeti
Promovim i bashkëpunimit dypalësh Shqipëri-Slloveni në fushën e artit dhe kulturës.
Ambasadori i Shqipërisë në Republikën e Sllovenisë, Pëllumb Qazimi, priti në selinë e ambasadës, skenografin slloven Kajetan Čop dhe shkrimtaren shqiptare me banim në Slloveni, Arjeta Ahmeti.
Sipas njoftimit të ambasadës, u diskutua për bashkëpunim të mundshëm me Teatrin e Kukullave Tiranë, si edhe për promovim të botimeve me autorë shqiptarë me banim në Slloveni.
Postimi i Ambasadë së Shqipërisë në Slloveni
Për konkretizim të mëtejshëm të bashkëpunimit dypalësh Shqipëri-Slloveni ????? në fushën e artit dhe kulturës
Ishte kënaqësi që të prisnim në Ambasadë skenografin slloven Kajetan Čop dhe shkrimtaren shqiptare me banim në Slloveni, Arjeta Ahmeti. Diskutuam për bashkëpunim të mundshëm me Teatrin e Kukullave Tiranë, si edhe për promovim të botimeve me autorë shqiptarë me banim në Slloveni.
Për konkretizim të mëtejshëm të bashkëpunimit dypalësh Shqipëri-Slloveni ????? në fushën e artit dhe kulturës
Ishte…
Posted by Ambasada Shqiptare në Slloveni on Wednesday, March 1, 2023