Celibashi: KQZ, informim në gjuhët amëtare të minoriteteve për çështjet zgjedhore
Komisioneri Shtetëror i Zgjedhjeve, Ilirjan Celibashi zhvilloi një takim me përfaqësuesit e minoriteteve
Komisioneri Shtetëror i Zgjedhjeve, Ilirjan Celibashi zhvilloi një takim me përfaqësuesit e minoriteteve në vendin tonë, ku diskutuan për gjetjen e mjeteve dhe mënyrave më të mira për informimin dhe edukimin e pakicave në gjuhët e tyre amëtare për çështjet zgjedhore.
Celibashi theksoi se “KQZ e njeh dhe e respekton plotësisht këtë të drejtë themelore të tyre”.
“Me përfaqësuesit e minoriteteve në vendin tonë diskutuam për gjetjen e mjeteve dhe mënyrave më të mira për informimin dhe edukimin e pakicave në gjuhët e tyre amëtare për çështje zgjedhore. KQZ Shqiperi e njeh dhe e respekton plotësisht këtë të drejtë themelore të tyre. Shkalla e demokracisë në një vend dhe niveli i zhvillimit të një shoqërie përcaktohen shumë nga ajo se si ai vend dhe ajo shoqëri i i trajton pakicat”, shkruan Komisioneri në një postim të tij në rrjetet sociale.
?️?? Me përfaqësuesit e minoriteteve në vendin tonë diskutuam për gjetjen e mjeteve dhe mënyrave më të mira për…
Posted by Ilirjan Celibashi on Friday, March 3, 2023