Tragjedia në Greqi, flamuri shqiptar ulet në gjysmë shtizë në nderim të viktimave
Pas përplasjes së dy trenave humbën jetën 57 persona, ndërsa mes viktimave janë edhe 4 shqiptarë.
Flamuri shqiptar është ulur sot në gjysmë shtizë në nderim të viktimave që humbën jetën në përplasjen e trenave në Greqi.
Tragjedia ndodhi në Tempe, më afërsi të Larisës, ku pas përplasjes së dy trenave humbën jetën 57 persona, ndërsa mes viktimave janë edhe 4 shqiptarë.
Viktimat shqiptare janë identifikuar si Ifigjenia Micka, Pavlin Bozo, Joanis Xholla dhe Klaudia Lata.
Edhe Kryeministri Edi Rama reagoi me anë të një postimi në Facebook.
MIRËMËNGJES
?????
Posted by Edi Rama on Saturday, March 4, 2023