Nikolla: Përgëzime koalicionit “Forumi shqiptar” për fitoren e zgjedhjeve në Komunën e Tuzit

Kryetarja e Kuvendit uron fituesit e zgjedhjeve në Komunën e Tuzit, në Malin e Zi


Kryetarja e Kuvendit, znj. Lindita Nikolla, uron fituesit e zgjedhjeve në Komunën e Tuzit, në Malin e Zi.

Koalicioni “Forumi Shqiptar – Bashkim dhe Zhvillim”, i drejtuar nga Nik Gjeloshaj, ka fituar shumicën absolute në zgjedhjet në Tuz – komunë e banuar me shumicë shqiptare në afërsi të Podgoricës – të cilat u mbajtën me 5 mars. Ky koalicion ka marrë rreth 52 për qind të votave, sipas të dhënave preliminare.

“Përgëzime koalicionit “Forumi shqiptar” dhe kryetarit të komunës së Tuzit, Nik Gjeloshaj, për fitoren në zgjedhjet e 5 marsit! Vullneti i zgjedhësve të Tuzit do t’i shërbejë zhvillimit, mirëqenies, bashkëjetesës paqësore të komuniteteve dhe të drejtave të shqiptarëve në vendin fqinj!”, shkruan znj.Nikolla.

Në këtë koalicion, veç partisë së Gjeloshit – Alternativa Shqiptare (AA) – bëjnë pjesë edhe partitë tjera shqiptare: Aleanca Demokratike e Shqiptarëve (DSH), Unioni Kombëtar Shqiptar (UKSH) dhe Aleanca Demokratike e Malit të Zi (DSCG).

Koalicioni “Rrugës së drejtë” – Partia Demokratike e Socialistëve (DPS), Unioni Demokratik i Shqiptarëve (UDSH), Partia Boshnjake (BS) dhe Social Demokratët (SD), fitoi 33 për qind të votave.

Në garë ishin edhe dy koalicione të tjera, sikurse koalicioni shqiptar “Bashkë” – Partia Demokratike (PD) dhe Forca, dhe koalicioni “Me gjithë zemër për Tuzin” – Partia Socialdemokrate (SDP) dhe Lëvizja për Tuzin. Si dhe, tri subjekte politike: “Më të fortë jemi së bashku” – Demokratët, “Për Tuzin me nderë” – Partia Popullore Socialiste (SNP) dhe “Për gjeneratat e ardhshme” – Partia për Drejtësi dhe Pajtim (SPP).

Rama: Të parët në rajon për rritjen e prodhimit të brendshëm për frymë

Kryeministri Edi Rama duke folur sot gjatë bashkëbisedimit me shqiptarët në Londër, e vuri theksin te nevoja për votën e…

Global 360

COP29 – Dhjetëra liderë botërorë fillojnë fjalimet dhe negociatat për ndryshimet klimatike

Dhjetëra liderë do të mbajnë sot fjalime në Konferencën e OKB-së për Ndryshimet Klimatike, që po zhvillohet në Azerbajxhan duke…

Diplovista

Çështja e emigracionit, Rama për ‘Il Giornale’: Evropa duhet bashkohet rreth një plani të qartë strategjik

Kryeministri Edi Rama ka dhënë një intervistë për median italiane “Il Giornale”. Ai komentoi marrëveshjen për emigrantët me Italinë si…

Gjeopolitika

Pika të zeza apo të ndritshme?

Viti 2024 duket që do të shënjohet nga luftrat dhe zgjedhjet, të cilat do të ndikojnë në fatin e një…

OPED

Bektashizmi dhe Shqipëria!

Historia e Bektashinjve është historia e qëndresës ndaj dhunës, gjatë pushtimit fatal të Perandorisë Turke

Profil

Një Lider i ri në Diplomaci dhe Fuqizimin e Rinisë

Ambasador Rinor i NATO-s për Shqipërinë, Ambasador Global për Paqen për Kombet e Bashkuara dhe Këshilltar Rinor për OSBE-në

Masmedia

Rama: Të parët në rajon për rritjen e prodhimit të brendshëm për frymë

Kryeministri Edi Rama duke folur sot gjatë bashkëbisedimit me shqiptarët në Londër, e vuri theksin te nevoja për votën e…