“FRASHËRI – i shquar, i panjohur”

Nën udhëheqjen e tre profesorëve të nderuar Aurel Plasari, Ferit Duka dhe Matteo Mandalà, sfida ishte e shumëfishtë.


Nga Thomas Frashëri

Promovimi i librit “Frashëri, i shquar i panjohur” ishte një moment vërtetësie për punimin tim të parë të këtyre përmasave.

Nën udhëheqjen e tre profesorëve të nderuar Aurel Plasari, Ferit Duka dhe Matteo Mandalà, sfida e këtij promovimi ishte e shumëfishtë.

Si paraqitet një studim që në fokus ka një klan malësor epirot, tiparet e të cilit janë farkëtuar në vorbullat e konteksteve historike kohore dhe vendore të shenjuara rëndshëm nga larmi, paradokse, multikonfesionalitet, përkatësi të shumëfishta dhe zigzage ndërkufitare?

Si ngjizen elitat, copëza pasqyrash te thyera të zhvillimeve sociale të një komuniteti dhe ç’shndërrime i çojnë ato drejt venitjes: rënia në hiçësi apo fuzioni i tyre në komb?

A është e mundur që një autor të izolojë laboratorikisht, për t’i dhënë trajtat, dukurinë historike, antropologjike dhe kombëtare Frashëri, duke iu shmangur njëanshmërisë, megjithë sfondin “incestuoz” të sipërmarrjes në vetvete?

Promovimi shërbeu si një përballje e parë me këto dilema.

Por në libër ka më shumë se kaq.

Me siguri ka edhe më pak ose më ndryshe nga ç’mund të pritet prej këtij apo atij lexuesi.

Në çdo rast, uroj që vërtet studimi, diçka mbi metodën dhe përdorimin e materialit shkencor për njohjen e të tilla dukurive dhe Frashërllinjve ta ketë sjellë, dhe që t’i shërbejë frytshëm historisë.

Pikërisht mbi këtë dhe rreth kësaj, pres që ai të gjykohet, tani që zuri të jetojë jetën e vet.

Siç thoshin të moçmit, “Habent sua fata libelli”.

Sejko-Gonzato: BE, asistencë teknike në fusha të ndryshme të bankingut qendror

Hapja zyrtare e negociatave për grup-kapitullin e parë me Bashkimin Evropian (BE), shënon një moment historik në rrugëtimin e Shqipërisë…

Global 360

COP29 – Dhjetëra liderë botërorë fillojnë fjalimet dhe negociatat për ndryshimet klimatike

Dhjetëra liderë do të mbajnë sot fjalime në Konferencën e OKB-së për Ndryshimet Klimatike, që po zhvillohet në Azerbajxhan duke…

Diplovista

Çështja e emigracionit, Rama për ‘Il Giornale’: Evropa duhet bashkohet rreth një plani të qartë strategjik

Kryeministri Edi Rama ka dhënë një intervistë për median italiane “Il Giornale”. Ai komentoi marrëveshjen për emigrantët me Italinë si…

Gjeopolitika

Pika të zeza apo të ndritshme?

Viti 2024 duket që do të shënjohet nga luftrat dhe zgjedhjet, të cilat do të ndikojnë në fatin e një…

OPED

Bektashizmi dhe Shqipëria!

Historia e Bektashinjve është historia e qëndresës ndaj dhunës, gjatë pushtimit fatal të Perandorisë Turke

Profil

Një Lider i ri në Diplomaci dhe Fuqizimin e Rinisë

Ambasador Rinor i NATO-s për Shqipërinë, Ambasador Global për Paqen për Kombet e Bashkuara dhe Këshilltar Rinor për OSBE-në

Masmedia

Sejko-Gonzato: BE, asistencë teknike në fusha të ndryshme të bankingut qendror

Hapja zyrtare e negociatave për grup-kapitullin e parë me Bashkimin Evropian (BE), shënon një moment historik në rrugëtimin e Shqipërisë…