Kristaq Todi, durrsaku me “syrin e pushkës” te dhjeta!

Emri i Kristaq Todit, është i lidhur me historinë e sportit të qitjes


Nga Bujar Qesja, “Mjeshtër i Madh”

E diela e 5 marsit 2023, erdhi me dhimbje. Zi në familjen e Kristaq Todit. Zi mban edhe qitja durrsake dhe jo vetëm. Sëmundja e gjatë dhe e rëndë, e drobiti fizikun e brishtë të kampionit të qitjes Kristaq Todi. Ndonëse familjarët u kujdesën maksimalisht për t’ia lehtësuar dhimbjet dhe vjen kjo ditë e trishtë për sportin durrësak. Ky kampion është i joni dhe sigurisht, dhimbja më shumë ndjehet në vendlindjen e tij, të cilën e përfaqësoi me autoritetin dhe prestigjin që meritonte.

Më gjërë kjo është edhe humbje për qitjen kombëtare, duke ndalur frymëmarrjen një emër i madh i këtij sporti. Kristaqi u lind në Durrës me 26 prill 1936, për të pushuar përjetësisht me 5 mars 2023. Ndonëse ky sport është në vështirësi sot, megjithë përpjekjet e jashtëzakonëshme të presidentit të Federatës Shqiptare të Qitjes durrsakut Stefan Rrufa, fuqia e traditës u mbajt me krenari nga pinjollët më të zëshëm. Dhe një prej tyre është edhe Kristaq Todi.

Sapo mësova lajmin e ndarjes nga jeta, të këtij mjeshtëri të “syrit të pushkës”, deomos duhej të ulesha për ta trajtuar trishtimin, në përmasat e këtij materiali që shoqerohet me dhimbje. Dhe brenda dhimbjes dhe brengës, gjejmë kohë të bukura, vite të arta, të angazhimit me shumë personalitet të emrit të njohur të qitjes sportive Kristaq Todi.

Kam shkruar për Kristaqin, ku krahas rezultateve të larta nuk mungoja të theksoja urtësinë dhe mënçurinë e tij. Burrë me shtat mesatar, i lehtë në fizik, por shumë i fortë për të mbajtur pushkën dhe goditur në profeksion në shenjestër. Kur nisi shërbimin ushtarak në Urën Vajgurore në repartin e aviacionit, u dashurua pas pushkës. 18 vjeçar dhe pushka lëvizte si lodër në duart e ushtarit të ri Todi. I pëlqente të godiste në shenjë tabelën, duke besuar se po asgjesonte edhe armikun imagjinar. Siç u pa më pas, kishte lindur për sy pushke.

Tre vite stërvitje itensive, u përfshi në ekipin e “Partizanit” dhe fitoi të drejtën të merrte pjesë në Lojrat e ushtrive mike në Lejpzig të Republikës Demokratike Gjermane. Preferoi të ushtrohej në dy gara, në preçizion 1×60 fishekë dhe në standart 3×40 fishekë në pozicionet barkas, në gjunjë dhe në këmbë. Por arma më e fortë më shumë se pushka, ishte qetësia e këtij njerëzori, për t’i bërë copë tabelat m’u në zemrat e tyre. I urtë, i matur, si në pozicion luftimi ky Kristaq Todi, do të niste historinë e famshme që bëri në 31 vite karrierë në sportin e qitjes.

Me siguri Todi i Durrësit, duke e nisur qitjen në vitin 1954, e larguar prej saj në 1985-sën, ashtu si rezultatet arriti rekordin e kohëzgjatjes, me pushkën gjithnjë në çark. Shumë merita ka Kristaqi dhe nuk kishte se si të heshtënim, pavarësisht kohëve delikate ku Durrësit i mungon poligoni i qitjes dhe ku këtij sporti tradicional po i merren “mendë”. E shikojmë Kristaqin tonë, të jetë përforcim me ekipet e “Partizanit” dhe të “Dinamos”, për t’u srehuar përfundimisht në fillim të viteve 60-të , në ekipin e zemrës “Lokomotiva”.

Kujtesa vjen e freskët ku në rrugën për në Currila, dëgjoheshin zhurmat e fishekëve të dala nga armët. Këta fishekë vraponin ashpër, derisa ndaleshin në “tulin” e tabelës. Grup pasionantësh për çdo pasdite, testonin syrin e pushkës në poligonin aq të përmallshëm të qitjes.

Sentimenti më plagos, sa herë kujtoj që Kristaq Todit i bashkëngjiteshin Abedin Kovaçi, Fatmir Mitraku, Qani Drita, çifti Hysen dhe Nexhmije Kotrri, Alqi Gramatikoi, Tatjana Kalavaci dhe e motra Natasha, Eleonora Pantazo, Margarita Cingu, Lutfije Kërçiku, Emrush Gjata, dy Zanat simpatike Mara dhe Basha, Bajram Daja, Tefta Rama, Bamir Bebeziqi, dhe mbase kujtesa për të tjerë më stopohet pa dashur.

Kristaq Todi me pushkatarët e tjerë të “Lokomotivës” përgatiteshin itensivisht, me përgjegjësi dhe frymë të lartë gare, për të përfaqësuar atë qytet që traditën në qitje e ka po aq të pasur sa basketbolli, shahu, volejbolli, futbolli, pingpongu, boksi atletika, peshëngritja, mundja dhe noti.

Durrësi të qante “piten”, kur ndeshjej me rivalë dhe në krye qendronte sypushka durrësake, i forti i të fortëve Kristaq Todi. I grumbulluar në ekipin kombëtarë të Shqipërisë, me bilanc takimesh ndërkombëtare si në Gjermani, Kinë, Rumani, Suedi e gjetkë, Kristaqi ia zbardhi faqen Atdheut, por edhe Durrësit.

E ngarkuar jeta e këtij njeriu si në sport, në punë dhe në familje. Baba i katër fëmijve, të mirë e të mbarë si vetë ai, tornitor dhe mjeshtër në mirëmbajtjen e makinerive në Bazën Mekanike të Hekurrudhave, qitës i nivelit të lartë dhe në të gjitha këto detyrime, çfaqet i plotësuar Kristaq Todi.

31 vite në sportin e qitjes. Është e tepërt të komentoj rrugën e përshkruar, me ulje dhe ngritje, në të ftohtë dhe të nxehtë, me një qetësi olimpike, me një dorë të fortë pushkatari, me sy si pishë, me përqendrim më shumë se të saktë, që kreu Kristaq Todi. Baba i dashur, punëtor me vlera profesionale, qitës i rrallë, korrekt, serioz dhe i aftë të godasë, për t’i bërë copash siluetat e tabelave ku numërohen pikët.

Gara me preçizion barkas 1×60. Me 60 fishekë, në një pozicion, 50 metra distancë nga tabelat, kërkon përqendrim të lartë, vëmëndje, durim, befasi dhe mbi të gjitha saktësi. Dhe këto i kishte të gjitha Kristaqi ynë i shtrenjtë. Gara tjetër e konkurimit ishte standart 3×40, ku brenda një kohe të limituar, duhet të godasësh tabelën në tri pozicione me 30 fishekë në secilin. Në të dyja garimet Kristaq Todi, ka vendosur emrin e kampionit, duke merituar titullin e lartë “Mjeshtër Sporti”.

Në Sparatakiadat Kombëtare, manifestimi më i fuqishëm në vënd, Kristaq Todi në krye të tijëve, vendoste fuqinë e “Lokomotivës” ndaj rivalëve. Qitësit durrësakë janë me emër, janë me histori, janë me peshë dhe autoritet. Kristaqi konkuronte, por edhe mori detyrën e trajnerit. E cili mund ta kryente më mirë se ai? E filloi qitjen në moshën 18 vjeçare, për t’u larguar prej saj kur mbushi 49 vjeç. Plot 31 vite.

Emri i Kristaq Todit, është i lidhur me historinë e sportit të qitjes. Në vlerësimet që bënte në fund viti Komiteti i Kulturës Fizike dhe Sporteve të Rrethit të Durrësit, për sportisët më të mirë për shumë vite Kristaq Todi, trajtohej si kurorë e artë e arritjeve. Tentojnë ta mbajnë sadopak të ndezur traditën, babë e bir Stefan dhe Henri Rrufa, duke qenë edhe ata kampionë, por koha e vyer e Kristaq Todit, nuk ka gjasa të përsëritet.

Kristaq Todi familjar i përkryer, emocionohej kur Zoti i fali 3 nipër dhe 5 mbesa. Fëmijët u aftësuan në inxhnjeri, sociologji, mësuesi dhe ekonomi. Akoma më shumë e nderuan gjyshin e tyre aq të dashur, nipërit dhe mbesat. Ata kanë studiuar për mjekësi, master shkencor në inxhinjeri, kontabilistë dhe zgjedhur profesione të tjera, në universitetet e njohura në Europë si Itali, Belgjikë e gjetkë.

5 mars 2023! Dhimbje në familjen Todi. Dhimbja ndjehet edhe në qytet. Durrësakët mësojnë për largimin nga jeta, të një sportisti të madh. Lamtumira e fundit, për në tokën e Durrësit të tij, që aq shumë e deshi. Sosi faqen e fundit të jetës, ai që në të gjallë dha gjithçka të mirë në sport, në familje dhe në shoqëri.

Historia e qitjes pas kësaj mbetet gjithnjë e palëkundur, në atë që dha mjeshtëri i pushkës Kristaq Todi.

Sejko-Gonzato: BE, asistencë teknike në fusha të ndryshme të bankingut qendror

Hapja zyrtare e negociatave për grup-kapitullin e parë me Bashkimin Evropian (BE), shënon një moment historik në rrugëtimin e Shqipërisë…

Global 360

COP29 – Dhjetëra liderë botërorë fillojnë fjalimet dhe negociatat për ndryshimet klimatike

Dhjetëra liderë do të mbajnë sot fjalime në Konferencën e OKB-së për Ndryshimet Klimatike, që po zhvillohet në Azerbajxhan duke…

Diplovista

Çështja e emigracionit, Rama për ‘Il Giornale’: Evropa duhet bashkohet rreth një plani të qartë strategjik

Kryeministri Edi Rama ka dhënë një intervistë për median italiane “Il Giornale”. Ai komentoi marrëveshjen për emigrantët me Italinë si…

Gjeopolitika

Pika të zeza apo të ndritshme?

Viti 2024 duket që do të shënjohet nga luftrat dhe zgjedhjet, të cilat do të ndikojnë në fatin e një…

OPED

Bektashizmi dhe Shqipëria!

Historia e Bektashinjve është historia e qëndresës ndaj dhunës, gjatë pushtimit fatal të Perandorisë Turke

Profil

Një Lider i ri në Diplomaci dhe Fuqizimin e Rinisë

Ambasador Rinor i NATO-s për Shqipërinë, Ambasador Global për Paqen për Kombet e Bashkuara dhe Këshilltar Rinor për OSBE-në

Masmedia

Sejko-Gonzato: BE, asistencë teknike në fusha të ndryshme të bankingut qendror

Hapja zyrtare e negociatave për grup-kapitullin e parë me Bashkimin Evropian (BE), shënon një moment historik në rrugëtimin e Shqipërisë…