Pluhuri i shkumësit!
Me rastin e 7 Marsit – Ditës së Mësueve në Shqipëri – Lumo Kolleshi – Mësues dhe poet, Përmet
Nga Lumo Kolleshi
Eshte i pari 7 mars,qe, pas 39 vitesh pune ne arsim,ne udhen e bukur te dijes, ndodhem larg nxenesve te mi te dashur, larg vendlindjes,larg kolektivit.
Nuk kam si ta fsheh mallin.Me keto vargje uroj te gjithe nxenesit e mi.
Kujtoj dhe bej homazh per te gjithe ata qe me me mesuan me dashuri dhe pergjegjesi.
Respekt per koleget dhe,ne veçanti, urime dhe suksese per maturantet e mi qe jua “theva” zemren me ikjen time.
——————-
PLUHUR I SHKUMESIT
Tani qe pluhuri i shkumesit m’u be bore,
Tani qe nuk degjohet zilja, cicerrimat,
Tani qe kembet s’me binden per ne shkolle,
Ne zemer me shkarkohen gjithe vetetimat.
Tani qe nxenesit i kam larg
E me pergjigjen veç ne enderr,
Endrrave u them te rine dhe pak,
Po zogjte me heret i nisin kenget.
Dhe mbetem prape ne shtigje malli,
Te ndrije nje diell,te dale nje hene,
Te fryje nje fllad pranvere te ditari,
Pak bore shkumesi ta marr me menge.
Kam mall te pres nje tufe me lule,
Siç e kam pritur per çdo shtate mars…
Tani u them bleteve mbi to te ulen,
Nektarin ta çojne te brezat qe le pas.?