Stoltenberg: Shqipëria, aleat i vyer i NATO!

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s vlerësoi kontributin e Shqipërisë në NATO dhe rolin e saj për stabilitetin në rajon


Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg në konferencën e përbashkët me Presidentin Bajram Begaj në selinë e NATO-s në Bruksel, vlerësoi kontributin e Shqipërisë në NATO dhe rolin e saj për stabilitetin në rajon.

Në fjalën e tij, Stoltenberg tha se “Shqipëria është një aleat i vyer me një historik të gjatë për mbështetjen e aleatëve të NATO-s dhe partnerëve të saj”.

“Ju kontribuoni për Forcat Shumëkombëshe të NATO-s në Letoni dhe Bullgari duke ndihmuar për të penguar ndonjë agresion të mundshëm. Forcat tuaja ndihmojnë dhe në misionin paqeruajtës në Kosovë dhe në misionin për ndërtimin e kapaciteteve në Irak. Muajin e shkuar shteti juaj iu përgjigj me shpejtësi pasojave të tërmetit shkatërrues në Turqi, duke dërguar atje ekipe shpëtimi dhe ekipe mjekësore”, – tha ai.

Në vijim, Stoltenberg theksoi se Shqipëria luan një rol të rëndësishme për stabilitetin në Ballkanin Perëndimor, i cili është një rajon me rëndësi strategjike për NATO-n.

“Mirëpres gjithashtu rolin aktiv për promovimin e politikës së dyerve të hapura të NATO-s. Përgëzoj Shqipërinë për ratifikimin e protokollit të pranimit për Finlandën dhe Suedinë, kaq shpejt. Kjo demonstron në vetvete se dyert e NATO-s janë të hapura dhe se ne mbrojmë të drejtën e çdo kombi për të zgjedhur rrugëtimin e vet. Të gjitha këto kontribute tregojnë angazhimin e fortë të Shqipërisë ndaj aleancës. Edhe NATO nga ana e vet është angazhuar ndaj Shqipërisë. Aleatët ishin me ju pas sulmeve kibernetike të vitit të shkuar dhe ekspertët e NATO-së ofruan mbështetje urgjente”, – tha ai.

“Ne diskutuam së bashku luftën brutale të agresionit kundër Ukrainës nga Rusia. Presidenti Putin po ndërmerr ofensiva të reja dhe përgjigjja jonë duhet të jetë e tillë që t’i japim Ukrainës çfarëdo gjëje që asaj i duhet për të fituar. Aleatët po rrisin mbështetjen e saj dhe mirëpres angazhimet e Shqipërisë në këtë ndihmë. Ne do të vazhdojmë të mbështesim këtë vend për aq kohë sa duhet”, – tha Stoltenberg.

Gjithashtu, Stoltenberg tha se diskutoi me Presidentin Begaj edhe angazhimin e NATO-s në Ballkanin Perëndimor.

“Ramë dakord për rëndësinë e praninë e NATO-s në rajon, përfshirë dhe misionin paqeruajtës në Kosovë si dhe zyrat në Sarajevë dhe në Beograd. Gjithashtu folëm për rritjen e mbështetjes për Bosnjë-Hercegovinën sipas nevojave të saj. Ne diskutuam dhe për progresin e bërë nga Beogradi dhe Prishtina për bisedimet e lehtësuara nga BE dhe presim që të kemi angazhime konstruktive gjatë javëve në vijim. NATO mbetet e angazhuar për stabilitetin e sigurisë në Ballkanin Perëndimor dhe do të vazhdojmë të mbështetemi në bashkëpunimin e Shqipërisë”, – theksoi Stoltenberg. /ATSH

Sejko-Gonzato: BE, asistencë teknike në fusha të ndryshme të bankingut qendror

Hapja zyrtare e negociatave për grup-kapitullin e parë me Bashkimin Evropian (BE), shënon një moment historik në rrugëtimin e Shqipërisë…

Global 360

COP29 – Dhjetëra liderë botërorë fillojnë fjalimet dhe negociatat për ndryshimet klimatike

Dhjetëra liderë do të mbajnë sot fjalime në Konferencën e OKB-së për Ndryshimet Klimatike, që po zhvillohet në Azerbajxhan duke…

Diplovista

Çështja e emigracionit, Rama për ‘Il Giornale’: Evropa duhet bashkohet rreth një plani të qartë strategjik

Kryeministri Edi Rama ka dhënë një intervistë për median italiane “Il Giornale”. Ai komentoi marrëveshjen për emigrantët me Italinë si…

Gjeopolitika

Pika të zeza apo të ndritshme?

Viti 2024 duket që do të shënjohet nga luftrat dhe zgjedhjet, të cilat do të ndikojnë në fatin e një…

OPED

Bektashizmi dhe Shqipëria!

Historia e Bektashinjve është historia e qëndresës ndaj dhunës, gjatë pushtimit fatal të Perandorisë Turke

Profil

Një Lider i ri në Diplomaci dhe Fuqizimin e Rinisë

Ambasador Rinor i NATO-s për Shqipërinë, Ambasador Global për Paqen për Kombet e Bashkuara dhe Këshilltar Rinor për OSBE-në

Masmedia

Sejko-Gonzato: BE, asistencë teknike në fusha të ndryshme të bankingut qendror

Hapja zyrtare e negociatave për grup-kapitullin e parë me Bashkimin Evropian (BE), shënon një moment historik në rrugëtimin e Shqipërisë…