Valentina Leskaj, politikania e bekuar e Shqipërisë!

Ish-ministrja është një nga politikanet më të njohura dhe më aktivja në raport me aktivitetin ndërkombëtar të saj.


Nga Dash Frashëri, botuesi i TiranaDiplomat.com

Valentina Leskaj, aktualisht anëtare në Bordin Këshillues në Lëvizjen Kundër Anti-Semitizmit (CAM), është një nga politikanet më të njohura në Shqipëri dhe më aktivja në raport me aktivitetin ndërkombëtar të saj.

Is-deputetja e Parlamentit Shqiptar për 15 vjet – nga 2002 në 2017 – kreu disa detyra të lartë: Ministre e Punës dhe Çështjeve Sociale, Zëvendëskryetare e Parlamentit dhe Nënkryetare e Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës, duke qenë e para shqiptare.
Nga 2013-17, Valentina Leskaj ishte Presidente e Grupit të Miqësisë Shqipëri-Izrael në Parlamentin Shqiptar dhe kryetare e Delegacionit Shqiptar në Këshillin e Evropës, një detyrë shumë e lartë.

Në Qershor 2017, Nënkryetarja e Kuvendit, Valentina Leskaj ka marrë pjesë në ditën e Shqipërisë në parlamentin izraelit, Knesset. Kreu i këtij institucioni, Yuli-Yoel Edelstein vlerësoi rolin e Shqipërisë dhe u shpreh për forcim të bashkëpunimit mes dy vendeve.

Krahas karrierës së saj politike, Leskaj ka qenë gjithashtu aktive në shoqërinë akademike dhe shoqërinë civile, duke shtuar një zë të rëndësishëm në çështjen e barazisë dhe të drejtave të njeriut.

Që kur u tërhoq nga politika aktive në 2017, Leskaj ka shërbyer si Kryetare e Bordit Këshillimor të Qendrës Shqiptare për Popullsinë dhe Zhvillimin (Albanian Center for Population and Development) të cilën ajo themeloi në 1995.

Ajo ka qenë autore e shumë botimeve mbi politikën, të drejtat e njeriut, gjininë, popullatën dhe çështjet e zhvillimit. Libri i saj “Politika si Ide” është një ndër më të shiturit dhe i promovuar në rrethe akademike, auditorë universitetesh, etj., në Shqipëri,  Kosovë dhe Maqedoninë e Veriut.

Valentina Leskaj u bashkua me Bordin Këshillimor të CAM (Combat Anitsemitisme Movement), i cili asokohe (shtator 2020), përfshinte si anëtar edhe Kryetarin e Agjencisë Hebreje (Jeëish Agency Chairman), Isaac Herzog, aktualisht Presidenti i Izraelit.

Anëtare të tjerë të Bordit janë ish-senatori amerikan Joe Lieberman, ikonën e të drejtave të njeriut Natan Sharansky, Kryebashkiakun e Frankfurtit, Uwe Becker, Lordët e Mbretërisë së Bashkuar John Mann dhe Eric Pickles, si dhe akademikun e mirënjohur të Harvardit Dr. Ruth Wisse.

Ish-ambasadori Izraelit në Shqipëri, Noah Gal Gendler, e uroi në emër të Shtetit të Izraelit, ish-kryetaren e Grupit të Miqësisë Shqipëri-Izrael.

Ambasadorja e Shteteve të Bashkuara në Shqipëri, Znj. Yuri Kim, e uroi Znj. Leskaj për anëtarësimin Bordin Këshillues në Lëvizjen Kundër Anti-Semitizmit, anëtari i parë mysliman i bordit dhe që bashkohet me një listë mbresëlënëse të këshilltarëve që ndihmojnë organizatën të drejtojë luftën kundër antisemitizmit në të gjithë botën.

Në 22 prill 2021, Znj. Leskaj mori pjësë dhe foli online në aktivitetin Nacionale Ndërfetare Iftar (gjatë muajit të Ramazanit), në të cilin morën pjesë ambasadorë nga e gjithë bota dhe anëtarët e Kongresit amerikan nga të dy anët, Republikanë dhe Demokratë, duke lëshuar një thirrje të fortë për komunitetet për të ndërtuar ura miqësie, të bashkohen së bashku dhe të mposhtin anti-Semitizmin dhe urrejtjen.

Në qershor 2021, Znj.Elisa Spiropali, Ministrja e Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin dhe deputete e Partisë Socialiste, e vlerësoi maksimalisht Drejtoren e Komitetit Hebreo-Amerikan, (AJC, Jerusalem), Znj. Avital Leibovich, ku mori pjesë edhe Znj. Leskaj.

Në Korrik 2022, Delegacioni diplomatik i CAM (Combat Antisemitism Movement), i kryesuar nga Robert Singer, zhvilloi një takim me Ministren e Rinisë dhe Fëmijëve, Bora Muzhaqi, për të diskutuar programet bashkëpunuese për të lidhur të rinjtë hebrenj dhe shqiptarë të diasporës.

Sot, ajo ishte për një vizitë kortezie në Sinagogën e Tiranës “Drita e Isakut” (“Or Yitzchak”), ku prit me nderime dhe u bekua nga Kryerabini i Shqipërisë dhe i Kosovës, Yoel Kaplan, i cili i dhuroi simbolin e Hebrenjve, Menorën.

Lexo më shumë nga

Sejko-Gonzato: BE, asistencë teknike në fusha të ndryshme të bankingut qendror

Hapja zyrtare e negociatave për grup-kapitullin e parë me Bashkimin Evropian (BE), shënon një moment historik në rrugëtimin e Shqipërisë…

Global 360

COP29 – Dhjetëra liderë botërorë fillojnë fjalimet dhe negociatat për ndryshimet klimatike

Dhjetëra liderë do të mbajnë sot fjalime në Konferencën e OKB-së për Ndryshimet Klimatike, që po zhvillohet në Azerbajxhan duke…

Diplovista

Çështja e emigracionit, Rama për ‘Il Giornale’: Evropa duhet bashkohet rreth një plani të qartë strategjik

Kryeministri Edi Rama ka dhënë një intervistë për median italiane “Il Giornale”. Ai komentoi marrëveshjen për emigrantët me Italinë si…

Gjeopolitika

Pika të zeza apo të ndritshme?

Viti 2024 duket që do të shënjohet nga luftrat dhe zgjedhjet, të cilat do të ndikojnë në fatin e një…

OPED

Bektashizmi dhe Shqipëria!

Historia e Bektashinjve është historia e qëndresës ndaj dhunës, gjatë pushtimit fatal të Perandorisë Turke

Profil

Një Lider i ri në Diplomaci dhe Fuqizimin e Rinisë

Ambasador Rinor i NATO-s për Shqipërinë, Ambasador Global për Paqen për Kombet e Bashkuara dhe Këshilltar Rinor për OSBE-në

Masmedia

Sejko-Gonzato: BE, asistencë teknike në fusha të ndryshme të bankingut qendror

Hapja zyrtare e negociatave për grup-kapitullin e parë me Bashkimin Evropian (BE), shënon një moment historik në rrugëtimin e Shqipërisë…