Anija shqiptare “Lissus”, pjesë e operacioneve të NATO-s në detin Mesdhe

Zv/shefja e Shtabit të Përgjithshëm të FA gjeneralmajor Manushaqe Shehu: Mision që e nderon Shqipërinë


Anija “Lissus” dhe një ekip efektivësh të Forcës Detare do të jetë pjesë e operacioneve të përqendruara (FOCOPS) të NATO-s në detin Mesdhe.

Në ceremoninë e përcjelljes së ekuipazhit, zv/shefja e Shtabit të Përgjithshëm të FA gjeneralmajor Manushaqe Shehu u shpreh se me këtë mision, “Forca Detare rikthehet të kontribuojë si faktor i rritjes së sigurisë detare, pas një angazhimi të suksesshëm 3-vjeçar nga viti 2016-2019, në aktivitetin e NATO-s Sea Guardian në detin Egje, ku bëri të mundur dhënien e ndihmës për mbi 1800 persona, në rrezik për jetën”.

“Ky është një tregues i qartë për rolin e Shqipërisë si një faktor stabiliteti dhe sigurie në rajon dhe më gjerë. Ndryshe nga misioni i kryer në vitin 2016-2019 në detin Egje, që kishte karakter humanitar, kjo është hera e parë që Forca jonë Detare angazhohet në një operacion të mirëfilltë të rritjes së sigurisë detare”, u shpreh gjeneralmajor Manushaqe Shehu.

Më tej në fjalën e saj, zv/shefja e Shtabit të Përgjithshëm të FA u shpreh e bindur se efektivi i anijes do të tregojë profesionalizëm, përkushtim dhe korrektësi gjatë kryerjes së detyrave.

Në ceremoninë e përcjelljes së trupave morën pjesë edhe komandantë të forcave të ndryshme.

Sejko-Gonzato: BE, asistencë teknike në fusha të ndryshme të bankingut qendror

Hapja zyrtare e negociatave për grup-kapitullin e parë me Bashkimin Evropian (BE), shënon një moment historik në rrugëtimin e Shqipërisë…

Global 360

COP29 – Dhjetëra liderë botërorë fillojnë fjalimet dhe negociatat për ndryshimet klimatike

Dhjetëra liderë do të mbajnë sot fjalime në Konferencën e OKB-së për Ndryshimet Klimatike, që po zhvillohet në Azerbajxhan duke…

Diplovista

Çështja e emigracionit, Rama për ‘Il Giornale’: Evropa duhet bashkohet rreth një plani të qartë strategjik

Kryeministri Edi Rama ka dhënë një intervistë për median italiane “Il Giornale”. Ai komentoi marrëveshjen për emigrantët me Italinë si…

Gjeopolitika

Pika të zeza apo të ndritshme?

Viti 2024 duket që do të shënjohet nga luftrat dhe zgjedhjet, të cilat do të ndikojnë në fatin e një…

OPED

Bektashizmi dhe Shqipëria!

Historia e Bektashinjve është historia e qëndresës ndaj dhunës, gjatë pushtimit fatal të Perandorisë Turke

Profil

Një Lider i ri në Diplomaci dhe Fuqizimin e Rinisë

Ambasador Rinor i NATO-s për Shqipërinë, Ambasador Global për Paqen për Kombet e Bashkuara dhe Këshilltar Rinor për OSBE-në

Masmedia

Sejko-Gonzato: BE, asistencë teknike në fusha të ndryshme të bankingut qendror

Hapja zyrtare e negociatave për grup-kapitullin e parë me Bashkimin Evropian (BE), shënon një moment historik në rrugëtimin e Shqipërisë…