Xhaçka: Hungaria, partner i ngushtë dhe i besuar i Shqipërisë
Ministrja Xhaçka shprehu mirënjohjen për mbështetjen e vazhdueshme që ai jep për Shqipërinë dhe Ballkanin Perëndimor.
Ministrja për Evropën dhe Punët e Jashtme, Olta Xhaçka zhvilloi sot një takim me ministrin e Jashtëm dhe të Tregtisë së Hungarisë, Péter Szijjártó.
Xhaçka shprehu mirënjohjen për mbështetjen e vazhdueshme që ai jep për Shqipërinë dhe Ballkanin Perëndimor.
Ministrja vlerësoi se, Hungaria është një partner i ngushtë dhe i besuar i Shqipërisë.
Sipas saj, “marrëdhëniet midis dy vendeve po zgjerohen dhe konsolidohen në shumë fusha”.
“Mirëpresim të bashkëpunojmë ngushtë së bashku edhe në të ardhmen”, tha ajo.