“Këmbëkryq me Ndërkombëtarët”, Zingraf: Ja këshilla që mora nga ambasadori i Suedisë

Peter Zingraf foli mbi eksperiencën e tij në Shqipëri si ambasador dhe si qytetar


Nisi dje “Këmbëkryq me Ndërkombëtarët” një format diskutimi që sjell para të rinjve përfaqësues të lartë të ambasadave dhe organizatave ndërkombëtare në Shqipëri, për të folur “këmbëkryq”.

I ftuari i parë i këtij formati ishte ambasadori i Gjermanisë në Shqipëri, Peter Zingraf.

Në një bisedë miqësore me ta, Zingraf foli mbi eksperiencën e tij në Shqipëri si ambasador dhe si qytetar, u tregoi të rinjve sa shumë e do Shqipërinë ai dhe bashkëshortja e tij, si i kalojnë ata fundjavat duke ecur e njohur me shtigjet dhe malet e vendit tonë.

Kur u pyet se cilat janë gjërat që i pëlqejnë më shumë nga Shqipëria ai përmendi natyrën dhe ushqimin, si dy gjërat kryesore.

Gjatë bisedës ai tregoi se si para 4 vitesh kur sapo kishte ardhur në detyrë, i kërkoi një këshillë ambasadorit të Suedisë në Shqipëri i cili po mbyllte mandatin e tij. Këshilla që mori prej tij ishte “Fol sa më shumë me të rinjtë”, dhe vetë Zingraf tha se është munduar ta ndjekë atë këshillë gjatë këtyre viteve, prandaj organizoi këtë takim me të rinjtë e pranishëm, edhe pse së shpejti do të mbyllë mandatin e tij në Shqipëri.

Ai theksoi rëndësinë e të rinjve në një vend si Shqipëria dhe zhvillimin që ata kanë sjellë e sjellin çdo ditë në shoqëri.

Zingraf u pyet nga të rinjtë mbi eksperiencat më të bukura në Shqipëri, mbi lidershipin dhe se si mund të bëhesh një lider i mirë, mbi sfidat e të qenit ambasador, mbi marrëdhëniet me familjen dhe mbështetjen e tyre gjatë misionit të tij si ambasador, etj.

Ky format diskutimesh ka si qëllim t’i “zhveshë” këta figura nga pozicioni i tyre zyrtar e t’i sjellë ata para të rinjve si individë, si njerëz dhe qytetarë.

Ky projekt implementohet nga organizata Qendra për Ekselencë Destiny (DCE) në bashkëpunim me Kongresin Rinor Kombëtar dhe bashkinë Tiranë, për programin Tirana EYC 2022. /ATSH

Investime të reja, firmoset memorandumi i bashkëpunimit me Shoqatën Turke të Industrialistëve

Turqia ishte investitori kryesor i huaj në Shqipëri për vitin 2024.

Global 360

Kroacia: Nisma ushtarake me Shqipërinë dhe Kosovën, e hapur edhe për partnerët

Sipas Kroacisë, nismës mund t’i bashkohen të gjitha vendet që, po ashtu, duan t’i ofrojnë mbështetje Kosovës dhe Shqipërisë në…

Diplovista

Rama për median greke: Ligji absurd i luftës duhet shfuqizuar

Ligji absurd i luftës duhet shfuqizuar, deklaroi kryeministri Edi Rama në një intervistë për televizionin grek ”MegaTV”, pjesë të së…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Rikthim në tempullin e poezisë

Tre vite më parë, me 18 shkurt 2022 u nda nga jeta poeti Bardhyl Londo!

Profil

Një Lider i ri në Diplomaci dhe Fuqizimin e Rinisë

Ambasador Rinor i NATO-s për Shqipërinë, Ambasador Global për Paqen për Kombet e Bashkuara dhe Këshilltar Rinor për OSBE-në

Masmedia

Investime të reja, firmoset memorandumi i bashkëpunimit me Shoqatën Turke të Industrialistëve

Turqia ishte investitori kryesor i huaj në Shqipëri për vitin 2024.