Rama: Laguna e Kune-Vainit, një mrekulli e natyrës!

Dallohet për larmi të madhe të botës së gjallë, e cilësuar si “ornitologjia e Mesdheut”


Kryeministri Edi Rama ndau mëngjesin e sotëm pamje nga laguna e Kune-Vainit.

Rama e cilësoi lagunën e Kune-Vainit si “një prej oazeve më të rëndësishme të biodiversitetit, si dhe një mrekulli të natyrës”.

Rama theksoi se, laguna e Kune-Vain ka rilindur falë masave të marra për zonat e mbrojtura.

POSTIMI I RAMËS

MIRËMËNGJES ?

dhe me kolazhin e pamjeve të lagunës së Kune Vainit, një prej oazeve tona më spektakolare të biodiversitetit, mrekulli e natyrës që ka rilindur falë masave të marra për zonat e mbrojtura, ju uroj një fundjavë të mbarë?

MIRËMËNGJES ?

dhe me kolazhin e pamjeve të lagunës së Kune Vainit, një prej oazeve tona më spektakolare të biodiversitetit, mrekulli e natyrës që ka rilindur falë masave të marra për zonat e mbrojtura, ju uroj një fundjavë të mbarë?

Posted by Edi Rama on Friday, March 10, 2023

Laguna e Kune Vainit, përveç se një nga asetet turistike të veriperëndimit të vendit, është një atraksion i përhershëm dhe lehtësisht i arritshëm falë ndërtimit të infrastrukturës. Laguna, e shpallur e para zonë e mbrojtur në vend, rreth 80 vjet më parë, gjendet 8 km larg Lezhës. Ajo cilësohet si një nga më interesantet dhe gjithnjë e më shumë po tërheq vizitorë të huaj dhe vendas.

Laguna Kune Vain ka një panoramë të mrekullueshme, ka infrastrukturë të ngritur në ndihmë të vizitorëve, vlera arkeologjike dhe kulinari interesante. Sot, kjo Zonë e Mbrojtur shfrytëzohet edhe për turizëm të vëzhgimit të shpendëve të shumtë ujor që shumohen në këtë kënetë. Në përbërje të lagunës hyjnë mjedise detare, lagunore, ligatinore, pyje, shkurre dhe livadhe, që ndërthuren hijshëm midis tyre.

Dallohet për larmi të madhe të botës së gjallë, rreth 227 specie bimësh, 17 lloje molusqesh, 10 lloje amfibësh, 24 lloje zvarranikësh, disa lloje peshqish si qefull, levrek, koca, ngjala. Veçanërisht e pasur është bota e shpendëve (196 lloje migratore dhe të përhershëm), e cilësuar si “ornitologjia e Mesdheut”, 23 specie gjitarësh: lepur, dhelpër, ujk, derr i egër, etj. /ATSH

Lexo më shumë nga

Festat e Nëntorit, flamuri shqiptar ngrihet në Nju Jork

Të pranishëm në ceremoni ishte ambasadori i Shqipërisë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Ervin Bushati dhe kryetari i Bashkisë…

Global 360

COP29 – Dhjetëra liderë botërorë fillojnë fjalimet dhe negociatat për ndryshimet klimatike

Dhjetëra liderë do të mbajnë sot fjalime në Konferencën e OKB-së për Ndryshimet Klimatike, që po zhvillohet në Azerbajxhan duke…

Diplovista

Çështja e emigracionit, Rama për ‘Il Giornale’: Evropa duhet bashkohet rreth një plani të qartë strategjik

Kryeministri Edi Rama ka dhënë një intervistë për median italiane “Il Giornale”. Ai komentoi marrëveshjen për emigrantët me Italinë si…

Gjeopolitika

Pika të zeza apo të ndritshme?

Viti 2024 duket që do të shënjohet nga luftrat dhe zgjedhjet, të cilat do të ndikojnë në fatin e një…

OPED

Bektashizmi dhe Shqipëria!

Historia e Bektashinjve është historia e qëndresës ndaj dhunës, gjatë pushtimit fatal të Perandorisë Turke

Profil

Një Lider i ri në Diplomaci dhe Fuqizimin e Rinisë

Ambasador Rinor i NATO-s për Shqipërinë, Ambasador Global për Paqen për Kombet e Bashkuara dhe Këshilltar Rinor për OSBE-në

Masmedia

Festat e Nëntorit, flamuri shqiptar ngrihet në Nju Jork

Të pranishëm në ceremoni ishte ambasadori i Shqipërisë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Ervin Bushati dhe kryetari i Bashkisë…