Konferencë Shkencore, 80-vjetori i Kuvendit të Lidhjes së II-të të Prizrenit

Konference Shkencore do të mbahet në Prishtinë dhe do të rikujtoj 80-vjetorin e ngjarjeve të bujshme të historisë kombëtare.


Nga Arbër Gashi

Në shtator të këtij viti, përmes një Konference Shkencore që do të mbahet në kryeqendrën e Dardanisë tonë, në Prishtinë, do të rikujtojmë 80-vjetorin e ngjarjeve të bujshme të historisë kombëtare.

Historianët dhe studiuesit tjerë do të kenë mundësi të ligjërojnë dhe të risjellin në kujtesë Kuvendin e Lidhjes së II-të të Prizrenit (16-20 shtator 1943) si konsumim të së drejtës së shqiptarëve për vetëvendosje, rishpalljen e pavarësisë dhe neutralitetit të Shqipërisë etnike, rolin e qeverive dhe zyrtarëve tjerë të regjencës në mbrojtjen e hebrenjëve të kërcënuar nga zhdukja, rolin e individëve të veçantë në proceset politike të asaj kohe, si dhe veprimet, propagandën, e terrorin komunist të ushtruar ndaj të gjithë atyre që u shquan në mbrojtje të tërësisë territoriale, interesit, karakterit kombëtar dhe vlerave tjera të kulturës autoktone të shqiptarëve.

Arbër Gashi

Në këtë konferencë, pjesmarrësit, ndër të tjera, do të kenë mundësi të mbajnë kumtesat e tyre rreth temave mesa vijojnë:

1. Shqipëria dhe skena e saj politike; para, gjatë dhe pas Luftës së Dytë Botërore

2. Jugosllavia e Parë dhe planet serbe për zhdukjen dhe shpërnguljen e shqiptarëve

3. Zhbërja e Jugosllavisë së parë dhe ndryshimet radikale në skenën politike të Kosovës me vise

4. Marrëveshja e Mukjes

5. Kuvendi i Lidhjes së II-të të Prizrenit (1943) dhe mbledhja e Asamblesë Kombëtare (1943)

6. Reaksioni komunist ndaj vendimeve të Asamblesë Kombëtare dhe fillimi i luftës civile

7. Mbreti Zog, Ministrat e Qeverive të Regjencës dhe Plani Shqiptar për shpëtimin e hebrenjve

8. Roli i besimeve fetare para, gjatë dhe pas Luftës së Dytë Botërore

9. Pushtimi komunist, roli i SHBA-ve, Mbretërisë së Bashkuar dhe Bashkimit Sovjetik

Të drejtë pjesmarrje kanë të gjithë historianët e studiuesit shqiptarë, kudo që ata ndodhen, si dhe historianët e studiuesit e huaj, qoftë hebrenjë, amerikanë, anglez ose gjermanë.

Sejko-Gonzato: BE, asistencë teknike në fusha të ndryshme të bankingut qendror

Hapja zyrtare e negociatave për grup-kapitullin e parë me Bashkimin Evropian (BE), shënon një moment historik në rrugëtimin e Shqipërisë…

Global 360

COP29 – Dhjetëra liderë botërorë fillojnë fjalimet dhe negociatat për ndryshimet klimatike

Dhjetëra liderë do të mbajnë sot fjalime në Konferencën e OKB-së për Ndryshimet Klimatike, që po zhvillohet në Azerbajxhan duke…

Diplovista

Çështja e emigracionit, Rama për ‘Il Giornale’: Evropa duhet bashkohet rreth një plani të qartë strategjik

Kryeministri Edi Rama ka dhënë një intervistë për median italiane “Il Giornale”. Ai komentoi marrëveshjen për emigrantët me Italinë si…

Gjeopolitika

Pika të zeza apo të ndritshme?

Viti 2024 duket që do të shënjohet nga luftrat dhe zgjedhjet, të cilat do të ndikojnë në fatin e një…

OPED

Bektashizmi dhe Shqipëria!

Historia e Bektashinjve është historia e qëndresës ndaj dhunës, gjatë pushtimit fatal të Perandorisë Turke

Profil

Një Lider i ri në Diplomaci dhe Fuqizimin e Rinisë

Ambasador Rinor i NATO-s për Shqipërinë, Ambasador Global për Paqen për Kombet e Bashkuara dhe Këshilltar Rinor për OSBE-në

Masmedia

Sejko-Gonzato: BE, asistencë teknike në fusha të ndryshme të bankingut qendror

Hapja zyrtare e negociatave për grup-kapitullin e parë me Bashkimin Evropian (BE), shënon një moment historik në rrugëtimin e Shqipërisë…