Familja Zena shpëtoi jetën e 30 amerikanëve në 1943, SHBA e nderon me certifikatë mirënjohje
Familja Zena shpëtoi jetën e 30 amerikanëve, pasi avioni i tyre u rrëzua në Shqipëri në vitin 1943.
Anëtarë të Gardës Kombëtare Ajrore të Nju Xhersit dhe të Forcave Ajrore të SHBA në Evropë vizituan Belshin javën e kaluar për t’i përcjellë nderimet e tyre familjes Zena.
Familja Zena shpëtoi jetën e 30 amerikanëve (13 mjekë, 13 infermiere dhe katër anëtarë të ekuipazhit të fluturimit) pasi avioni i tyre u rrëzua në Shqipëri në vitin 1943.
Familja Zena, së bashku me familje të tjera shqiptare, i mbrojti amerikanët dhe në fund ndihmoi për shpëtimin e tyre pas muajsh fshehjeje gjatë pushtimit nazist.
Javën e kaluar, Garda Kombëtare Ajrore e Nju Xhersit dhe mjekët e personeli i Forcave Ajrore të SHBA në Evropë i dhanë certifikata familjes për aktin e tyre vetëmohues të ndihmës dhe vendosën një kurorë me lule në varret e pjesëtarëve të familjes që kanë ndërruar jetë.
POSTIMI I AMBASADËS SHBA
Anëtarë të Gardës Kombëtare Ajrore të Nju Xhersit dhe të Forcave Ajrore të SHBA në Evropë vizituan Belshin javën e kaluar për t’i përcjellë nderimet e tyre familjes Zena. Familja Zena shpëtoi jetën e 30 amerikanëve (13 mjekë, 13 infermiere dhe katër anëtarë të ekuipazhit të fluturimit) pasi avioni i tyre u rrëzua në Shqipëri në vitin 1943. Familja Zena, së bashku me familje të tjera shqiptare, i mbrojti amerikanët dhe në fund ndihmoi për shpëtimin e tyre pas muajsh fshehjeje gjatë pushtimit nazist. Javën e kaluar, Garda Kombëtare Ajrore e Nju Xhersit dhe mjekët dhe personeli i Forcave Ajrore të SHBA në Evropë i dhanë certifikata familjes për aktin e tyre vetëmohues të ndihmës dhe vendosën një kurorë me lule në varret e pjesëtarëve të familjes që kanë ndërruar jetë.
??️ Anëtarë të Gardës Kombëtare Ajrore të Nju Xhersit dhe të Forcave Ajrore të SHBA në Evropë vizituan Belshin javën e…
Posted by U.S. Embassy-Tirana on Saturday, March 11, 2023