Xhaçka pret Bitter: Bashkëpunim për të ndihmuar aleatët tanë afganë të zhvendosen në SHBA
Ministrja e Jashtme, Olta Xhaçka, priti në një takim Ndihmës Sekretaren e Shtetit për Çështjet Konsullore, Rena Bitter.
Ministrja Për Evropën dhe Punët e Jashtme, Olta Xhaçka priti në një takim Ndihmës Sekretaren e Shtetit për Çështjet Konsullore, Rena Bitter.
Xhaçka bëri të ditur se, gjatë takimit u disktua rreth bashkëpunimit dypalësh për të ndihmuar aleatët tanë afganë të zhvendosen në SHBA.
“E lumtur të mirëprisja Ndihmës Sekretaren e Shtetit për Çështjet Konsullore, Rena Bitter. Biseduam rreth bashkëpunimit tonë për të ndihmuar aleatët tanë afganë të zhvendosen në SHBA”, theksoi Xhaçka.
“Shumë krenarë për arritjen tonë të përbashkët falë së cilës mijëra nga partnerët tanë afganë janë sot në gjendje të fillojnë një jetë të re në siguri”, u shpreh ministrja Xhaçka. /ATSH
E lumtur të mirëprisja Ndihmës Sekretaren e Shtetit ?? për Çështjet Konsullore,Rena Bitter.
Biseduam rreth…
Posted by Olta Xhacka on Saturday, March 11, 2023