Spiunoi për llogari të Rusisë, dënohet me 30 vjet oficeri i marinës

Walter Biot kishte fotografuar 19 dokumente të klasifikuara të NATO, përfshirë dokumente “Tepër sekret”.


ROME, 11 mars /ATSH-AA/ – Një oficer i marinës italiane është dënuar me 30 vjet burg për shitjen e sekreteve Rusisë.

Një gjykatë ushtarake në Romë dënoi Walter Biot për spiunazh për Rusinë, duke përfshirë shitjen e dokumenteve tepër sekrete, raportuan mediat.

Prokurorët ushtarakë kanë kërkuar dënim të përjetshëm pasi ai kishte fotografuar 19 dokumente të klasifikuara të NATO-s, duke përfshirë dokumente me shënimin “Tepër sekret”.

“Biot tregtonte dokumente sekrete dhe tregoi një shkallë të lartë pabesie dhe aftësie për krim”, kanë thënë prokurorët, sipas agjencisë italiane të lajmeve ANSA.

Biot, 56 vjeç, u arrestua në mars të vitit 2021 teksa i kalonte informacione stafit të ambasadës ruse në një parking në Romë.

Italia më vonë dëboi dy zyrtarë të ambasadës për incidentin.

Lexo më shumë nga

Rama: Voto me të dyja duart numrin 5 për Shqipërinë 2030 në Bashkimin Europian

Kryeministri, njëherësh kreu i PS, Edi Rama ritheksoi sot, se vota në 11 maj për numrin 5 në fletën e…

Global 360

Kroacia: Nisma ushtarake me Shqipërinë dhe Kosovën, e hapur edhe për partnerët

Sipas Kroacisë, nismës mund t’i bashkohen të gjitha vendet që, po ashtu, duan t’i ofrojnë mbështetje Kosovës dhe Shqipërisë në…

Diplovista

Rama për median greke: Ligji absurd i luftës duhet shfuqizuar

Ligji absurd i luftës duhet shfuqizuar, deklaroi kryeministri Edi Rama në një intervistë për televizionin grek ”MegaTV”, pjesë të së…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Rikthim në tempullin e poezisë

Tre vite më parë, me 18 shkurt 2022 u nda nga jeta poeti Bardhyl Londo!

Profil

Një Lider i ri në Diplomaci dhe Fuqizimin e Rinisë

Ambasador Rinor i NATO-s për Shqipërinë, Ambasador Global për Paqen për Kombet e Bashkuara dhe Këshilltar Rinor për OSBE-në

Masmedia

Rama: Voto me të dyja duart numrin 5 për Shqipërinë 2030 në Bashkimin Europian

Kryeministri, njëherësh kreu i PS, Edi Rama ritheksoi sot, se vota në 11 maj për numrin 5 në fletën e…