“L’Avvocato” Gianni Agnelli, dashnori i përjetshëm!
Giovanni “Gianni” Agnelli, figura me e madhe e kapitalizmit Italian
Nga Saimir Z. Kadiu, enciklopedist
Giovanni “Gianni” Agnelli, figura me e madhe e kapitalizmit Italian do te mbushte sot 102 vjeç…
Gjate periudhes se drejtimit te tij te “Fiat”, prodhimi i saj ishte sa 4.4 % e GDP te Italise dhe zoteronte 3.1% te fuqise punetore industriale ne Itali.
“L’Avvocato” do te shndrrohej edhe ne ikonen e modes per meshkujt… dhe jo vetem ne Itali.
Sipas stilistit te njohur Nino Cerruti, Agnelli ishte nje nga frymezimet me te medha ne boten e modes krahas James Bond dhe John F. Kennedy.
Revista e e famshme “Esquire” e konsideronte Agnellin si nje nga njerezit me te veshur ne historine e koherave moderne.
Ai ishte gjithashtu i lidhur ngushtesisht me Juventusin, klubin me te famshem te futbollit Italian. Aq sa thuhej qe telefonata e pare ne oren 6 te mengjesit, pavarsisht se ku mund te ishte, i drejtohej Presidentit te Juventusit Gianpiero Bonipertit.
Kam patur fatin ta shikoj nga afer ne nje konference te Euro-Mediterran Countries ne Barcelone ne vitin 1995, ku Agnelli ishte i ftuar nderi.
Mbajti nje fjalim ne anglisht qe u prit me ovacione nga te pranishmit.
Jo vetem sharmant por edhe me nje anglishte te persosur (e rralle kjo per nje italian).
Ne jeten private ai ishte i martuar per nje gjysem shekulli me Marella Di Castagneto (1953 – 2003).
Por gjithashtu ka patur lidhje romantike me Serena Grandi (1985 – 1986), Anita Ekberg (1959), Pamela Harriman (1948 – 1953), Danielle Darrieux,
Silvana Mangano, Linda Christian, Jacqueline Kennedy, Dalila Di Lazzaro dhe Lee Radziwill.
U shua me 24 janar 2003.