“Bëmat” në Firence, nga “Mimi di Puccini”, tek Elisa si “Beatriçja” e Dantes
Udhëtimi në Itali i delegacionit të lartë shqiptar pat peripecitë e veta. Fundi i tij na la pa frymë…
Nga Agron Gjekmarkaj
Udhëtimi në Itali i delegacionit të lartë shqiptar pat peripecitë e veta. Fundi i tij muar karakter epik dhe na la pa frymë.
Pas zallamahisë e poteres që plasi mbi “urën e vjetër” filloi një debat i fortë i karakterit kulturor i udhëhequr nga vetë akademiku Kosta si zotërues i idesë më të mirë. I bindur që në vazhdim do të thirret Kosta i Babos Gramozit dhe Lindites nuk ndalej më.
Për “Babon” ramë dakord, që monumenti i tij t’i zinte vendin Çelinit, pothuaj një zëri ndërsa për të tjerët nuk qe e lehtë.
Ermua kishte një zemërim konstant dhe të pa adresë si mjegull. Viset e kaurit ja dallashonin mendimet.
Unë e pranova Taon pa vështirësi, jo pse qe propozimi i saj, por tek e fundit e kam afer dhe ja njoh meritat paçka se zemra me kërkonte Kryezevendes Liderin qe edhe mbi urë do ti trungonte Babos që s’ka paqe.
Por argumenti që përdoren në mosaprovim qendronte. Kundërshtaret i vihen përballë Babos por atypari ishte një dyqan ari. Ndërsa në anë shokët e armeve. Le të bëhet ndonjë varëse floriri a medaljon me tiparet e Kryezevendes Liderit mejtuan me cinguneri shumice ose ndonjë ikonë me fytyrën engjëllore të Banes.
Megjithëse zëri i brendshëm me tha që Firence si ka shumë qejf revolucionaret se helbete qytet aristokrat.
Ndoshta duhej shtuar Niko Nikoqiri se çoku ka ca lidhje me aristokracinë se jo gjithmonë ka shitur rroba të përdorura.
Arben Pellumbin si njeri i vjedhur në ide ta therje në njëqind vende nuk nxirrte zë. Ai ecte mbi urë si xhind dhe fliste me vete.
Por siç do të shohim e drejta vonon po nuk harron e bashkë me të vjen shpagimi.
Vetëm Kosta hardallisej në ekstazë sa desh i këputi mjekrën me duar Benvenutos nga qejfi.
Pasi shpëtova gjallë nga vendimi i parë për të më punuar qindin filluan të ma dinë kimetin. Po ja po të mos jetë ky gjakprishur kush i rrefen bëmat tona , se një herë desh me poqen me idenë, se nuk shkon asgjë mbroth me keta dreqër të opozitës afër, as që i duhet më vendit ajo delenxheshë?
Pa llafin e këtij si shkon fjala në vatan? Si do ta merrte vesh “Babo” që për të bëjmë hatanë? Prej këtij i patëm mësuar dhe bëmat e “Mimi di Puccini” që aq shumë pat gëzuar e tronditur Italinë e Jugut me sharmin e fjalës dhe dukjes plot nur. E kush si mban mend ato rrefime, Mimia para ne nga pas, ec Mimia ec ne etj etj.
Duhet, duhet u përtypen me një ndjesi zgjidhjeje.
E vërteta është si medalja ajo ka dy anë. Pas kësaj filluan të më marrin me te mirë madje Kosta që e ka zët të fusë doren në xhep pagoi kafenë qe të mos i hahej haku. Lindita me bleu një panine me mish thiu dhe me tha më mirë mbllaçitu se të flasësh se na prish gjakun. Po Arbeni nja dy birra, të freskojnë tha të bëjnë më të arsyeshëm e keq se kishte.
Duke e ditur sa e rëndësishme është ajo urë per fiorentinet unë krahasova Elisen me Beatriçen meqenëse legjenda thotë se Dante e pat vëne re në qoshe të asaj ngrehine per ta bërë me pas të përjetshme siç Elisa po bëhet për rilindjen politike.
Por dikush aty më kundërshtoi me vrull, me tha, ti je pedagog letërsie qysh se dike që Elisa nuk përmbush portretin se Dante e përshkruan Beatriçen si “soave” domethënë të ëmbël dhe ajo qerratesha është e sertë e llafin zeher. Atë propozoje të zërë vend krah luftetarve të lirisë.
Sherri nuk na la të merreshim vesh po zëra pat që Etilda dhe Jorida janë “soave” dhe kanë melankoli poetike mjaftueshem. Nuk kisha më të drejtë tu perzihesha se e kishin marrë urën nën administrim tē thoja që Margeriti më mirë do të ishte po jam i sigurtë që do merrja xhevapin nuk ishin njerzit aq të gjatë e bjondë në të ri të Aligerit.
U la që të behej një vizite tjeter pasi të bëhej një studim akademik i thelluar në Tiranë ku të flitej edhe me skulptoret. Në të dalë të qytetit ishte një spital i madh me një statujë murgeshe emrin e të cilit mbante. Aty besova që erdhi çasti im për të thënë një fjalë! Po sikur ashtu i drojtur fola, ti vihet emri i Teta Gertes kesaj gjëje , ajo ka luftuar me kovidin duke e bërë virusin pistil, në vend të kesaj murgeshe kaq të merzitshme do të rreziste fytyra e qeshur e Tetes. Nuk më thanë as po as jo më e keqja situatë ku mendimi gjykohet si i parendesishem. Ah të ishte Çyrbja ketu si vetë zeheri i tokes ai do kishte vënë rend ku fjalet e teperta do ishin fukarallek dhe secili do merrte hakun mbi atë kandar që nuk gabon.
Tisi i nates ra. Në aeroport mberrimë kush krenar e kush kokëulur. Hypem në balonë, zumë vendet. U nis e uruara. Aty nga mesi i udhetimit balona tronditej, erë e tufan jashtë. Turbulencat na bënë të gjithve vellezer e Zotin në qiell Baba. Lindita mbante në dorë një rruzare. Ermua në dileme në ishte natyra jashtë apo Kosta brënda që shkaktoi këtë qamet habitej e nuk dinte ku të mbahej.
Kosta ishte zvogluar e bërë sa një grusht, mu duk se në një moment u fut poshtë karriges. I bëra një shenjë gajreti se ti kishe idenë per të zevendesuar Benvenuto Çelinin me Babon. Ai ma bëri me shenjë si për të thënë dreqi i marrtë ato ide në kohë qejfi tani duhet shpetuar lekura. Ndryshe Arben Pellumbi, nuk i levizte asnjë muskul pos ndoj loti që i rridhte si rakia nga kazani. Siç do të mesonim në të zbritur nuk kishte qënë frike. E pyes po ti pse reagove asisoj? Ti mendon që pata frikë per jeten time dhe tuajen? Hiç fare tha. Po ç’qe ateherë?! Mendova tha dhimbjen që do i shkaktonim Babos, merzinë, dëmin, kohen që do i merrnim per fjalime, dallaveret që do i duhej të perballonte për të na zevendesuar e partia mund të perçahej.E ke kollaj ti tha se në të dy partitë e tua po e hengre gezohen.
Nuk po u besoja veshëve. Arbeni mu duk si Çezari i cili sapo ndërtoi një monument në shpirtin e Babos si ai tek romaket, atë që Kosta e humbi në momentin e fundit. Kjo më ben të dyshoj se propozimi i tij mbi urë nuk qe i vërtetë madje ai ishte plagjiatura më e madhe e shekullit që i bëhej Arbenit i cili fitoi davanë morale.