Dhjetë vjet me Papa Françeskun!

Ishte 13 marsi 2013, kur Kardinali argjentinas, Jorge Mario Bergoglio, u zgjodh Papë dhe mori emrin Papa Françesku


Nga Visar Zhiti

Ishte 13 marsi 2013, kur Kardinali argjentinas, Jorge Mario Bergoglio, u zgjodh Papë dhe mori emrin Papa Françesku.

Vizitën e parë Apostolike jashtë Selisë së Shenjtë dhe Italisë zgjodhi ta bëjë në Shqipërinë tonë, sepse, – siç e tha dhe vetë, – është një popull i vuajtur dhe me një Kishë martire, me një vëllazëri ndërfetare, – e cilësoi. – Jeni vendi i shqiponjave, fluturoni lart si ato, por mos harroni foletë!- porositi.

Ndriçojnë para syve tanë takimet me Atin e Shenjtë, meshat e Tij, fjalët plot dashuri vazhdimisht sjellin dritë të re.

Dua të kujtoj një trini me thënie të Papa Françeskut, që i përsërisim ndër biseda:

– Nuk është i madh ai që shërbehet nga shumë, por ai që shërben shumë.
– Jemi kundër mëkatit, jo kundër mëkatarit.
– Jo globalizimit të indiferencës…

As atij globalizimi ku humbin identitetet…


Ne na tha që në takimin e parë se e donte Shqipërinë edhe për rininë vitale që ka…
Urojmë

10 VJETORIN E PONTIFIKATIT
TË PAPA FRANÇESKU,
dekada të tjera shumë e më shumë!

Lexo më shumë nga

Dumani: Sky ECC dhe Encrochat ekspozuan lidhjet e krimit me politikën, drejtësinë dhe Policinë

Aplikacionet Sky ECC dhe Encrochat ekspozuan lidhjet e krimit me politikën, drejtësinë dhe Policinë.

Global 360

COP29 – Dhjetëra liderë botërorë fillojnë fjalimet dhe negociatat për ndryshimet klimatike

Dhjetëra liderë do të mbajnë sot fjalime në Konferencën e OKB-së për Ndryshimet Klimatike, që po zhvillohet në Azerbajxhan duke…

Diplovista

Çështja e emigracionit, Rama për ‘Il Giornale’: Evropa duhet bashkohet rreth një plani të qartë strategjik

Kryeministri Edi Rama ka dhënë një intervistë për median italiane “Il Giornale”. Ai komentoi marrëveshjen për emigrantët me Italinë si…

Gjeopolitika

Pika të zeza apo të ndritshme?

Viti 2024 duket që do të shënjohet nga luftrat dhe zgjedhjet, të cilat do të ndikojnë në fatin e një…

OPED

Bektashizmi dhe Shqipëria!

Historia e Bektashinjve është historia e qëndresës ndaj dhunës, gjatë pushtimit fatal të Perandorisë Turke

Profil

Një Lider i ri në Diplomaci dhe Fuqizimin e Rinisë

Ambasador Rinor i NATO-s për Shqipërinë, Ambasador Global për Paqen për Kombet e Bashkuara dhe Këshilltar Rinor për OSBE-në

Masmedia

Dumani: Sky ECC dhe Encrochat ekspozuan lidhjet e krimit me politikën, drejtësinë dhe Policinë

Aplikacionet Sky ECC dhe Encrochat ekspozuan lidhjet e krimit me politikën, drejtësinë dhe Policinë.