Dita e Verës, simbolika e bukur ndërshqiptare!
Festa e Ditës së Verës, vjen si një simbolikë shumë e bukur ndërshqiptarë.
Nga Nard Olli
Festa e Ditës së Verës, vjen si një simbolikë shumë e bukur ndërshqiptarë.
E trashëguar ndër mijëvjeçarë, nga lashtësia dhe w ruajtur thellë në traditën tonë ajo dëshmon më së shumti rrënjët e besimit të kahershëm pagan, edhe pse më pas shqiptarët do të zgjidhnin ashtu edhe si popujt e tjerë besimin monoteik.
Ndoshta, mbetemi një nga popujt e paktë që e kemi ruajtur këtë traditë, që simbolizon fillimin e ri, optimizmin për një të ardhme më të bukur, për një stinë të begatë e mbi të gjitha plot shëndet.
Kjo ditë, e cila në fakt është dy herë më e veçantë, po të nisemi nga fakto se festohet dy herë: Në zonën e Korçës më datë 1 Mars e pastaj në gjithë vendin më datë 14, dëshmon edhe për individualitet krahinore që dëshmojnë mevetësi, por edhe mirëkuptim.
Në fakt, kjo provon, ashtu si jo qëllimisht thënien lapidar të të madhit Pashko Vasa se: “Feja e shqiptarit është shqiptaria!”
Gëzuar nga Mot!