Droni amerikan “Reaper” rrëzohet në Detin e Zi pas goditjes nga avioni rus

Forcat amerikane u detyruan ta rrëzojnë mjetin ajror pa pilot në ujërat ndërkombëtare të Detit të Zi.


Një avion luftarak rus Su-27 goditi të martën helikën e një droni vëzhgimi ushtarak amerikan “Reaper”. Si pasojë, forcat amerikane u detyruan ta rrëzojnë mjetin ajror pa pilot në ujërat ndërkombëtare të Detit të Zi.

Ushtria amerikane e cilësoi si “të papërgjegjshëm” incidentin që nxjerr edhe një herë në pah tensionet në rritje SHBA-Rusi lidhur me luftën e Moskës në Ukrainë.

“Avioni ynë MQ-9 po kryente operacione rutinë në hapësirën ajrore ndërkombëtare kur u godit nga një avion rus, duke rezultuar në rrëzimin dhe humbje të MQ-9-ës,” tha në një deklaratë gjenerali i Forcës Ajrore të Shteteve të Bashkuara, James Hecker.

Zëdhënësi i Shtëpisë së Bardhë për Sigurinë Kombëtare, John Kirby tha se presidenti Joe Biden ishte informuar për incidentin nga këshilltari i sigurisë kombëtare, Jake Sullivan.

Zoti Kirby tha se goditja ishte “e rrezikshme dhe joprofesionale” dhe rrëzimi i tillë i një avioni amerikan “është diçka e pashembullt”.

Zëdhënësi i Departamentit të Shtetit, Ned Price tha se Shtetet e Bashkuara kanë thirrur të martën pasdite ambasadorin e Rusisë në Uashington, lidhur me incidentin.

Ambasadori amerikan në Moskë i ka përcjellë një mesazh të fortë Ministrisë së Jashtme të Rusisë dhe zyrtarët amerikanë kanë informuar aleatët dhe partnerët për incidentin, u tha zoti Price gazetarëve në një konferencë telefonike për median.

Komanda e Shteteve të Bashkuara në Evropë tha në një deklaratë nga Shtutgarti i Gjermanisë se Su-27 derdhi karburant dhe fluturoi disa herë përpara dronit amerikan MQ-9 përpara përplasjes “të papërgjegjshme, të pasigurt për mjedisin dhe joprofesionale”.

Nuk ka patur ende ndonjë reagim nga Moska, e cila ka shprehur vazhdimisht shqetësime për fluturimet e zbulimit amerikan pranë Gadishullit të Krimesë, të cilën Rusia e aneksoi ilegalisht nga Ukraina në 2014. /VOA

Për mësuesin dhe Profesorin tim, poetin Sadik Bejko…

"Jetofsh në poezi dhe bukurinë e shpirtit tënd! Një ndër ata, prej të cilëve më rron zemra në mirënjohje!

Global 360

Kroacia: Nisma ushtarake me Shqipërinë dhe Kosovën, e hapur edhe për partnerët

Sipas Kroacisë, nismës mund t’i bashkohen të gjitha vendet që, po ashtu, duan t’i ofrojnë mbështetje Kosovës dhe Shqipërisë në…

Diplovista

Rama për median greke: Ligji absurd i luftës duhet shfuqizuar

Ligji absurd i luftës duhet shfuqizuar, deklaroi kryeministri Edi Rama në një intervistë për televizionin grek ”MegaTV”, pjesë të së…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Rikthim në tempullin e poezisë

Tre vite më parë, me 18 shkurt 2022 u nda nga jeta poeti Bardhyl Londo!

Profil

Një Lider i ri në Diplomaci dhe Fuqizimin e Rinisë

Ambasador Rinor i NATO-s për Shqipërinë, Ambasador Global për Paqen për Kombet e Bashkuara dhe Këshilltar Rinor për OSBE-në

Masmedia

Për mësuesin dhe Profesorin tim, poetin Sadik Bejko…

"Jetofsh në poezi dhe bukurinë e shpirtit tënd! Një ndër ata, prej të cilëve më rron zemra në mirënjohje!