Krifca: Vizion i ri për industrinë e prodhimit të bukës!

Ministrja e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Frida Krifca, takohet me përfaqësues të Shoqatës së Prodhimit të Bukës, Brumërave dhe Pastiçerive


Ministrja e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Frida Krifca zhvilloi sot një takim me përfaqësues të Shoqatës së Prodhimit të Bukës, Brumërave dhe Pastiçerive, në ambientet e MBZHR-së, ku diskutoi mbi ecurinë e këtij sektori, nevojat që ata kanë dhe vizionin për të mbështetur këtë industri.

Krifca theksoi se, industria e prodhimit të bukës në vend është një nga sektorët më të rëndësishëm jo vetëm për sigurinë ushqimore, por edhe për punësimin.

Ministrja vuri në dukje se, prodhuesit e bukës në Shqipëri janë të mirorganizuar në një shoqatë të tyre.

“Bizneset e këtij sektori prodhojnë 100 % bukë artizanale me receta tradicionale që janë mjaft të pëlqyera nga konsumatorët dhe kjo industri jep një kontribut të rëndësishëm në punësimin e të rinjve dhe grave”, tha Krifca.

“Këtë produkt që e prodhojmë me shumë pasion dhe dashuri, duhet t’i japim një vlerë edhe në aspektin e promovimit dhe të bëjmë në fakt atë që po bëjmë edhe me produktet e tjera që po certifikojmë, për sa i takon recetave autentike tradicionale, apo të certifikuara dhe regjistruara sipas emërtimit të origjinës”, u shpreh ministrja.

Me prodhuesit e bukës në Shqipëri

Me prodhuesit e bukës në Shqipëri të cilët janë të mirëorganizuar në një shoqatë konstruktive ku japin e marrin me njëri-tjetrin për një konkurrencë të shëndetshme. Diskutuam gjerësisht mbi ecurinë e punës në sipërmarrjet e tyre, bashkëpunimin me ministrinë në rolin e politikëbërësit të sektorit, por dhe institucionet e varësisë që sigurojnë garantimin e sigurisë ushqimore dhe cilësisë së produkteve kaq të rëndësishme për tryezat e familjeve tona.

Diskutuam mbi vizionin tonë për t’i bërë pjesë të rrugës së certifikimit të produkteve, njohjes së recetave tradicionale dhe promovimit ndërkombëtarisht, duke i dhënë kështu edhe më tepër vlerë produkteve që ata me shumë dashuri dhe krenari prodhojnë.

Posted by Frida Krifca on Wednesday, March 15, 2023

Krifca shprehu mbështetjen për prodhuesit e kësaj industrie, që për recetat që ata prodhojnë dhe kanë një traditë shumëvjeçare, do t’i japë vlerën e caktuar asaj recete duke e mbrojtur, certifikuar dhe promovuar këtë recetë ndërkombëtarisht.

“Diskutuam gjerësisht mbi ecurinë e punës në sipërmarrjet e tyre, bashkëpunimin me ministrinë në rolin e politikëbërësit të sektorit, por dhe institucionet e varësisë që sigurojnë garantimin e sigurisë ushqimore dhe cilësisë së produkteve kaq të rëndësishme për tryezat e familjeve tona”, tha ministrja.

Krifca u shpreh e hapur për të bashkëpunuar me sipërmarrësit e këtij sektori dhe hodhi idenë për organizimin e një forumi dedikuar kësaj industrie, për të diskutuar mbi prodhimin e bukës, si dhe ndoshta edhe për organizimin e një “Panairi të bukës”.

Ajo theksoi se nevoja e konsumatorëve tanë është që dëgjojnë dhe njohin se në këtë sektor ka edhe inovacion, traditë, por edhe diversitet prodhimi.

Gëzim Peshkopia, kryetari i Shoqatës së Brumërave dhe Pastiçerive, në fjalën e tij bëri një përshkrim të shkurtër rreth shoqatës e cila është krijuar në 1998.

“Sipërmarrësit e këtij sektori janë të shtrirë në të gjithë Shqipërinë dhe ajo përfaqësohet nga prodhuesit më në zë të pastiçerisë, bukës dhe brumrave”, tha ai.

“Shoqata ka kryer studime të mirëfillta për prodhimin e bukës sipas zonave, ndërsa është shkruar në një revistë të madhe në Gjermani për bukën e prodhuar në Shqipëri, ku spikati interes i shtuar për bukën me qiqra të zonës së Korçës, por edhe të zonave të tjera të Shqipërisë”, theksoi Peshkopia, teksa vlerësoi tryezën e diskutimit me ministren Krifca, për një hov të ri në mbarëvajtjen e punës së kësaj industrie. /ATSH

Dumani: Sky ECC dhe Encrochat ekspozuan lidhjet e krimit me politikën, drejtësinë dhe Policinë

Aplikacionet Sky ECC dhe Encrochat ekspozuan lidhjet e krimit me politikën, drejtësinë dhe Policinë.

Global 360

COP29 – Dhjetëra liderë botërorë fillojnë fjalimet dhe negociatat për ndryshimet klimatike

Dhjetëra liderë do të mbajnë sot fjalime në Konferencën e OKB-së për Ndryshimet Klimatike, që po zhvillohet në Azerbajxhan duke…

Diplovista

Çështja e emigracionit, Rama për ‘Il Giornale’: Evropa duhet bashkohet rreth një plani të qartë strategjik

Kryeministri Edi Rama ka dhënë një intervistë për median italiane “Il Giornale”. Ai komentoi marrëveshjen për emigrantët me Italinë si…

Gjeopolitika

Pika të zeza apo të ndritshme?

Viti 2024 duket që do të shënjohet nga luftrat dhe zgjedhjet, të cilat do të ndikojnë në fatin e një…

OPED

Bektashizmi dhe Shqipëria!

Historia e Bektashinjve është historia e qëndresës ndaj dhunës, gjatë pushtimit fatal të Perandorisë Turke

Profil

Një Lider i ri në Diplomaci dhe Fuqizimin e Rinisë

Ambasador Rinor i NATO-s për Shqipërinë, Ambasador Global për Paqen për Kombet e Bashkuara dhe Këshilltar Rinor për OSBE-në

Masmedia

Dumani: Sky ECC dhe Encrochat ekspozuan lidhjet e krimit me politikën, drejtësinë dhe Policinë

Aplikacionet Sky ECC dhe Encrochat ekspozuan lidhjet e krimit me politikën, drejtësinë dhe Policinë.