“Edhe ti, Brut!” – 2067 vjet më parë u vra Jul Çezari
Diktator, leader, Cesari perben simbolin e pushtetit absolut. Vrasja e tij, simbolin e komplotit politik.
Nga Armand Plaka, studiues
15 Marsi shenon nje ngjarje shume simbolike te historise boterore (e ardhur nga bota antike).
Pikerisht sot e 2067 vite me pare me 15 mars te vitit 44 P.E.S. Gaius Julius Caesar u ther me thika per vdekje ne aulen e Senatit Romak.
Diktator, komandant e strateg ushtarak, leader politik, perandor ( i pakurorezuar), Cesari perben simbolin e pushtetarit, te vete pushtetit, ndersa vdekja e tij simbolin e komplotit politik.
Ai renditet sigurisht si njeri nder politikanet me te rendesishem te Romes antike.
E tepert te kujtojme ketu shprehjen e famshme:
“Edhe ti o Brut!”, e cila nga e gjithe bota njihet si simbol i tradhetise, zhgenjimit dhe mosmirenjohjes, si thika e komplotit, fenomen i cili do te perfeksionohej ne dy mijevjecaret ne vijim deri ne ditet e sotme, duke mos modernizuar vetem mjetet dhe armet, por edhe metodat.