Peleshi: Shqipëria ndjek një politikë rajonale konstruktive!

Ministri i Mbrojtjes, Niko Peleshi zhvilloi një takim me Zv Presidentin KE-së, Josep Borrell Fontelles


Angazhimi i vendit tonë në kuadër të perspektivave të Bashkimit Evropian në fushën e Politikës së Përbashkët të Sigurisë dhe Mbrojtjes dhe kontributi i Forcave tona të Armatosura në misionet ushtarake të BE-së, ishte në qendër të bisedës mes ministrit të Mbrojtjes, Niko Peleshi dhe Përfaqësuesin e Lartë të BE-së për Politikën e Jashtme dhe Sigurinë, Zv President i KE-së, Josep Borrell Fontelles.

Kështu u shpreh ministri Peleshi në rrjetet sociale për bisedën e zhvilluar në kuadër të vizitës që zyrtari i lartë europian zhvilloi sot në Tiranë.

“Shqipëria do të vijojë të ndjekë një politikë rajonale konstruktive, në mbështetje të paqes dhe stabilitetit, duke nxitur nisma rajonale që forcojnë marrëdhënien BE- Ballkan Perëndimor”, theksoi Peleshi.

Përfaqësuesi i Lartë i BE-së për Punët e Jashtme dhe Politikën e Sigurisë/Zëvendëspresidenti i Komisionit Evropian, Josep Borrell ishte sot i pranishëm në mbledhjen e Komitetit të Stabilizim-Asociimit Shqipëri-BE.

Sejko-Gonzato: BE, asistencë teknike në fusha të ndryshme të bankingut qendror

Hapja zyrtare e negociatave për grup-kapitullin e parë me Bashkimin Evropian (BE), shënon një moment historik në rrugëtimin e Shqipërisë…

Global 360

COP29 – Dhjetëra liderë botërorë fillojnë fjalimet dhe negociatat për ndryshimet klimatike

Dhjetëra liderë do të mbajnë sot fjalime në Konferencën e OKB-së për Ndryshimet Klimatike, që po zhvillohet në Azerbajxhan duke…

Diplovista

Çështja e emigracionit, Rama për ‘Il Giornale’: Evropa duhet bashkohet rreth një plani të qartë strategjik

Kryeministri Edi Rama ka dhënë një intervistë për median italiane “Il Giornale”. Ai komentoi marrëveshjen për emigrantët me Italinë si…

Gjeopolitika

Pika të zeza apo të ndritshme?

Viti 2024 duket që do të shënjohet nga luftrat dhe zgjedhjet, të cilat do të ndikojnë në fatin e një…

OPED

Bektashizmi dhe Shqipëria!

Historia e Bektashinjve është historia e qëndresës ndaj dhunës, gjatë pushtimit fatal të Perandorisë Turke

Profil

Një Lider i ri në Diplomaci dhe Fuqizimin e Rinisë

Ambasador Rinor i NATO-s për Shqipërinë, Ambasador Global për Paqen për Kombet e Bashkuara dhe Këshilltar Rinor për OSBE-në

Masmedia

Sejko-Gonzato: BE, asistencë teknike në fusha të ndryshme të bankingut qendror

Hapja zyrtare e negociatave për grup-kapitullin e parë me Bashkimin Evropian (BE), shënon një moment historik në rrugëtimin e Shqipërisë…