Kushi: Programet sportive për zhvillimin e sportit shkollor në Shqipëri

Ministrja e Arsimit dhe Sporti, Evis Kushi, dhe ministri i Sportit dhe Turizmit të Polonisë, Posel Kamil Bortniczuk, vizitojnë gjimnazin “Ismail Qemali”, Tiranë.


Ministrja e Arsimit dhe Sportit, Evis Kushi, së bashku me ministrin e Sportit dhe Turizmit të Polonisë, Posel Kamil Bortniczuk, zhvilluan një vizitë në gjimnazin “Ismail Qemali”, Tiranë.

Ministrat u takuan me nxënës të talentuar që merren me sporte të ndryshme në shkollë.

Ministrja Kushi përmes një postimi në rrjetet sociale bëri të ditur se, e njohu homologun e saj me disa nga nismat për zhvillimin e sportit shkollor në Shqipëri.

POSTIMI I MINISTRES KUSHI

Së bashku me Ministrin e Sportit dhe Turizmit të Polonisë z. Poseł Kamil Bortniczuk zhvilluam një vizitë në ? gjimnazin “Ismail Qemali” të Tiranës, ku u takuam me nxënës të talentuar që merren me sporte të ndryshme në shkollë. ?‍♀️⚽️⛹️‍♂️?‍♀️?

E njoha homologun tim ?? me disa nga nismat tona për zhvillimin e sportit shkollor në Shqipëri ?? dhe ndamë të njëjtin mendim se programet sportive në shkollë janë domosdoshmëri për të identifikuar dhe mbështetur talentet që në moshë të re, por edhe për një jetë më të shëndetshme fizike, mendore dhe sociale.

#SportiShkollor ⚽️?
#SportPërTëRinjtë ?‍♀️?‍♀️

Gjithashtu kjo është një mënyrë e shkëlqyer për të identifikuar talentet në moshë të re, në mënyrë që ata të bëhen sportistë elitarë në të ardhmen.

Ambasadorja e Polonisë në Tiranë, Monika Zuchniak-Pazdan, shprehu dëshirën për të investuar në palestrën e këtij gjimnazi për ta kthyer atë në një terren sportiv me standardet më të mira ndërkombëtare.

Së bashku me Ministrin e Sportit dhe Turizmit të Polonisë z. Poseł Kamil Bortniczuk zhvilluam një vizitë në ? gjimnazin "Ismail Qemali" të Tiranës, ku u takuam me nxënës të talentuar që merren me sporte të ndryshme në shkollë. ?‍♀️⚽️⛹️‍♂️?‍♀️?

E njoha homologun tim ?? me disa nga nismat tona për zhvillimin e sportit shkollor në Shqipëri ?? dhe ndamë të njëjtin mendim se programet sportive në shkollë janë domosdoshmëri për të identifikuar dhe mbështetur talentet që në moshë të re, por edhe për një jetë më të shëndetshme fizike, mendore dhe sociale.

#SportiShkollor ⚽️?
#SportPërTëRinjtë ?‍♀️?‍♀️

Posted by Evis Kushi on Friday, March 17, 2023

Ministrat nënshkruan dje një marrëveshje bashkëpunimi mes dy institucioneve në fushën e sportit.

Kjo marrëveshje inkurajon federatat dhe organizatat tona sportive për më shumë shkëmbime dhe aktivitete të përbashkëta, garanton pjesëmarrjen e sportistëve në evente të rëndësishme ndërkombëtare, si dhe ofron mbështetje për sportin elitar, sportin universitar dhe sportin shkollor. /ATSH

16-vjetori i anëtarësimit në NATO, Begaj: Shqipëria, anëtare e denjë e Aleancës

Presidenti i Republikës, Bajram Begaj përshëndeti sot me një mesazh 16-vjetorin e anëtarësimit të Shqipërisë në NATO.

Global 360

Kroacia: Nisma ushtarake me Shqipërinë dhe Kosovën, e hapur edhe për partnerët

Sipas Kroacisë, nismës mund t’i bashkohen të gjitha vendet që, po ashtu, duan t’i ofrojnë mbështetje Kosovës dhe Shqipërisë në…

Diplovista

Rama për median greke: Ligji absurd i luftës duhet shfuqizuar

Ligji absurd i luftës duhet shfuqizuar, deklaroi kryeministri Edi Rama në një intervistë për televizionin grek ”MegaTV”, pjesë të së…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Rikthim në tempullin e poezisë

Tre vite më parë, me 18 shkurt 2022 u nda nga jeta poeti Bardhyl Londo!

Profil

Një Lider i ri në Diplomaci dhe Fuqizimin e Rinisë

Ambasador Rinor i NATO-s për Shqipërinë, Ambasador Global për Paqen për Kombet e Bashkuara dhe Këshilltar Rinor për OSBE-në

Masmedia

16-vjetori i anëtarësimit në NATO, Begaj: Shqipëria, anëtare e denjë e Aleancës

Presidenti i Republikës, Bajram Begaj përshëndeti sot me një mesazh 16-vjetorin e anëtarësimit të Shqipërisë në NATO.