Kushi: Programet sportive për zhvillimin e sportit shkollor në Shqipëri
Ministrja e Arsimit dhe Sporti, Evis Kushi, dhe ministri i Sportit dhe Turizmit të Polonisë, Posel Kamil Bortniczuk, vizitojnë gjimnazin “Ismail Qemali”, Tiranë.
Ministrja e Arsimit dhe Sportit, Evis Kushi, së bashku me ministrin e Sportit dhe Turizmit të Polonisë, Posel Kamil Bortniczuk, zhvilluan një vizitë në gjimnazin “Ismail Qemali”, Tiranë.
Ministrat u takuan me nxënës të talentuar që merren me sporte të ndryshme në shkollë.
Ministrja Kushi përmes një postimi në rrjetet sociale bëri të ditur se, e njohu homologun e saj me disa nga nismat për zhvillimin e sportit shkollor në Shqipëri.
POSTIMI I MINISTRES KUSHI
Së bashku me Ministrin e Sportit dhe Turizmit të Polonisë z. Poseł Kamil Bortniczuk zhvilluam një vizitë në ? gjimnazin “Ismail Qemali” të Tiranës, ku u takuam me nxënës të talentuar që merren me sporte të ndryshme në shkollë. ?♀️⚽️⛹️♂️?♀️?
E njoha homologun tim ?? me disa nga nismat tona për zhvillimin e sportit shkollor në Shqipëri ?? dhe ndamë të njëjtin mendim se programet sportive në shkollë janë domosdoshmëri për të identifikuar dhe mbështetur talentet që në moshë të re, por edhe për një jetë më të shëndetshme fizike, mendore dhe sociale.
#SportiShkollor ⚽️?
#SportPërTëRinjtë ?♀️?♀️
Gjithashtu kjo është një mënyrë e shkëlqyer për të identifikuar talentet në moshë të re, në mënyrë që ata të bëhen sportistë elitarë në të ardhmen.
Ambasadorja e Polonisë në Tiranë, Monika Zuchniak-Pazdan, shprehu dëshirën për të investuar në palestrën e këtij gjimnazi për ta kthyer atë në një terren sportiv me standardet më të mira ndërkombëtare.
Së bashku me Ministrin e Sportit dhe Turizmit të Polonisë z. Poseł Kamil Bortniczuk zhvilluam një vizitë në ? gjimnazin "Ismail Qemali" të Tiranës, ku u takuam me nxënës të talentuar që merren me sporte të ndryshme në shkollë. ?♀️⚽️⛹️♂️?♀️?
E njoha homologun tim ?? me disa nga nismat tona për zhvillimin e sportit shkollor në Shqipëri ?? dhe ndamë të njëjtin mendim se programet sportive në shkollë janë domosdoshmëri për të identifikuar dhe mbështetur talentet që në moshë të re, por edhe për një jetë më të shëndetshme fizike, mendore dhe sociale.
#SportiShkollor ⚽️?
#SportPërTëRinjtë ?♀️?♀️Posted by Evis Kushi on Friday, March 17, 2023
Ministrat nënshkruan dje një marrëveshje bashkëpunimi mes dy institucioneve në fushën e sportit.
Kjo marrëveshje inkurajon federatat dhe organizatat tona sportive për më shumë shkëmbime dhe aktivitete të përbashkëta, garanton pjesëmarrjen e sportistëve në evente të rëndësishme ndërkombëtare, si dhe ofron mbështetje për sportin elitar, sportin universitar dhe sportin shkollor. /ATSH