Fundi i merituar i kriminelit nazist Adolf Eichmann
Eichman u lind, 117 vjet më parë, 19 mars 1906. U kap nga MOSSAD. U var më 1 qershor 1962 në Izrael
Nga Saimir Z. Kadiu, enciklopedist
Adolf Eichmann, nje nga kriminelet me te larte naziste, u kap nga sherbimi inteligjent izraelit Mossad në Argjentinë, më 11 maj 1960 dhe më pas u shpall fajtor për krime lufte në një gjyq të publikuar gjerësisht në Jeruzalem, dhe u ekzekutua duke u varur, me 1 qershor 1962.
Ai eshte nje nga organizatorët kryesorë të Holokaustit, ose “Zgjidhjes përfundimtare te çështjes hebraike”, sipas terminologjinë naziste.
Eicmann ka lindur ne Solingen, 117 vjet me pare, me 19 mars 1906.
Ky qytet njihet ne Gjemani si “Qyteti i thikave”, pasi prej shekujsh ka qene i njohur për prodhimin e shpatave, thikave, gërshërave ….
Krimineli nazist me invencionet e tij te “dhomave te gazit” e tejkaloi trashegimine e qytetit te lindjes se tij per mjetet vrasese ….
Pas humbjes së Gjermanisë në 1945, Eichmann u kap nga forcat amerikane, por shpëtoi nga një kamp ndalimi dhe u fsheh neper Gjermani për të shmangur kapjen përsëri. Ai përfundoi në një fshat të vogël në Saksoninë e Poshtme, ku jetoi deri në vitin 1950.
Duke perdorur identitet fals si dhe me ndihmen e nje peshkopi katolik Alois Hudal ai projektoi arratisjen per ne Argjentine.
Eichmann u fsheh ne nje seri manastiresh jashte Gjermanise, qe konsideroheshin si strehim i sigurte per te. U nis nepermjet nje anijeje nga Genoa me 17 qershor 1950 dhe arriti ne Buenos Aires me 14 korrik 1950.
Fjala e fundit para ekzekutimit me varje: “Me konsideroni ne listat e viktimave hebreje”.