Shqipëria, një milion euro për qytetet e prekura gjatë tërmetit në Turqi dhe Siri

Si pasojë e dy tërmeteve të 6 shkurtit me qendër në Kahramanmaraş, humbën jetën mbi 45 mijë njerëz


Shqipëria akordoi një milion euro për të mbështetur qytetet e prekura gjatë tërmetit shkatërrimtar në Turqi dhe Siri.

Zv/kryeministrja dhe njëherazi ministre e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku, mori pjesë sot në Konferencën e Donatorëve të zhvilluar nga Komisioni Europian dhe nga presidenca suedeze.

“Ishim pranë miqve tanë që në momentet e para dhe po japim kontributin tonë edhe për rindërtimin e qyteteve të rrënuara. Të gjithë bashkë mund të lehtësojmë dhimbjen dhe të ndihmojmë në kapërcimin e kësaj situate”, u shpreh Balluku në një postim në rrjetet sociale.

?Bruksel – Konferenca e Donatorëve, Shqipëria akordon 1 milionë euro për të mbështetur rindërtimin e zonave të prekura gjatë tërmetit shkatërrimtar në Turqi dhe Siri.?????

Posted by Belinda Balluku on Monday, March 20, 2023

Si pasojë e dy tërmeteve të 6 shkurtit me magnitudë 7,7 dhe 7,6 ballë me qendër në Kahramanmaraş, humbën jetën mbi 45 mijë njerëz, ndërsa u prekën mbi 13 milionë njerëz në 11 provinca, përfshirë provincat Hatay, Adana, Gaziantep, Diyarbakır, Adımayan, Malatya, Kilis, Osmaniye, Elazığ dhe Şanlıurfa. /ATSH

Kupa e Botës 2026, Shqipëria pozicionohet në vazon 3 për shortin e kualifikueseve

Shorti do të hidhet më 13 dhjetor në Zyrih të Zvicrës dhe Shqipëria është pozicionuar në vazon 3.

Global 360

COP29 – Dhjetëra liderë botërorë fillojnë fjalimet dhe negociatat për ndryshimet klimatike

Dhjetëra liderë do të mbajnë sot fjalime në Konferencën e OKB-së për Ndryshimet Klimatike, që po zhvillohet në Azerbajxhan duke…

Diplovista

Çështja e emigracionit, Rama për ‘Il Giornale’: Evropa duhet bashkohet rreth një plani të qartë strategjik

Kryeministri Edi Rama ka dhënë një intervistë për median italiane “Il Giornale”. Ai komentoi marrëveshjen për emigrantët me Italinë si…

Gjeopolitika

Pika të zeza apo të ndritshme?

Viti 2024 duket që do të shënjohet nga luftrat dhe zgjedhjet, të cilat do të ndikojnë në fatin e një…

OPED

Bektashizmi dhe Shqipëria!

Historia e Bektashinjve është historia e qëndresës ndaj dhunës, gjatë pushtimit fatal të Perandorisë Turke

Profil

Një Lider i ri në Diplomaci dhe Fuqizimin e Rinisë

Ambasador Rinor i NATO-s për Shqipërinë, Ambasador Global për Paqen për Kombet e Bashkuara dhe Këshilltar Rinor për OSBE-në

Masmedia

Kupa e Botës 2026, Shqipëria pozicionohet në vazon 3 për shortin e kualifikueseve

Shorti do të hidhet më 13 dhjetor në Zyrih të Zvicrës dhe Shqipëria është pozicionuar në vazon 3.