Shqipëria, vendi më miqësor ndaj Izraelit!

Ambasadore e Izraelit në Shqipëri – (Fjala në Konferencën “Java e Teknologjisë Tirana – Tel Aviv”)


Nga Galit Peleg, Ambasadore e Izraelit në Shqipëri

Mirëmëmmgjes Tiranë! Boker Tov!

Mirëmëngjes të gjithëve dhe mirë se vini në Tiranë!

Dua ta hap me urimin, për të gjithë ata që punuan për të realizuar këtë ngjarje.

Ka dy gjëra që mund të më bëjnë të lumtur si ambasadore, për të marrë pjesë në një konferencë të tillë:

Njëra, është fakti që po tregon forcën e vendit tim dhe po më bën shumë krenar. Tjetr, është fakti që ofron zgjidhje fakultative për nevojat e vendit tonë pritës, në rastin tonë të Shqipërisë.

Prandaj, kur organizatorët e këtij evenimenti m’u afruan për ta sponsorizuar, unë me kënaqësi iu thashë “po”.

Izraeli dhe Shqipëria janë vende që kanë shumë të përbashkëta: të dy janë relativisht të rinj, ose të paktën përpiqen të duken të rinj, secili për arsyen e vet. Të dy kemi kaluar shumë: Kriza, luftëra, fatkeqësi natyrore, dhe ne të dy triumfonim çdo herë.

Ne të dy e dimë se ku duam të jemi pas 10, 20, 50 vjetësh. Ne të dy shohim përpara dhe shënojmë qëllimet dhe destinacionet tona.

Historia jonë së bashku shkon gati një shekull. Populli hebre nuk do ta harrojë kurrë vendin e vogël, në jug të Ballkanit, me njerëzit e saj të guximshëm nën regjimin fashist italian dhe më pas nën Gjermaninë naziste, që shpëtoi hebrenjtë sepse ata besonin se ishte gjëja e duhur për të bërë.

Jo për para, jo për ar, jo për ndonjë premtim për t’u shlyer në të ardhmen. Por sepse ata zgjodhën të ishin njerëz dhe për shkak se ata po ndiqnin kodin e tyre dhe ai kod nuk i përcakton njerëzit sipas përkatësisë etnike apo fetare.

Ne e përmendim këtë pjesë të historisë në çdo rast sepse është një pjesë e historisë që duhet thënë herë pas here. Sidomos gjatë kësaj dekade kur të mbijetuarit e fundit po humbasin.

Ne duhet të sigurohemi që brezat tanë të rinj, në Shqipëri, në Izrael dhe në mbarë botën, do ta kuptojnë.

Të gjithë duhet të kujtojmë se marrëdhëniet e ngushta dhe të veçanta mes popujve tanë nuk filloi verën e kaluar me sulmin kibernetik.

Duke thënë se, siç e përmenda edhe Izraelin edhe Shqipërinë vendosin qëllimet e tyre shumë qartë për të vazhduar përpara dhe të jemi pjesë e vendeve që do të afrojnë të ardhmen.

Prandaj, nuk duhet të mbetemi në të kaluarën. Ne duhet ta kujtojmë atë dhe të ndërtojmë mbi të për të ecur përpara. Izraeli dhe Shqipëria vendosën marrëdhëniet e tyre diplomatike më shumë se 30 vjet më parë. Që atëherë, marrëdhëniet tona po bëhen gjithnjë e më të forta.

Ne hapëm ambasadën tonë të parë këtu në Tiranë në vitin 2012. Dhe këtë vit, ne jemi gati të zhvendosim ambasadën tonë në vendndodhjen tonë të re dhe të përmirësuar dhe bashkë me të, të rrisim dhe zgjerojmë aktivitetin tonë në Shqipëri.

Marrëdhëniet politike janë shumë të mira pasi ne ndajmë jo vetëm historinë, por edhe vlerat, synimet dhe vizionin.

Kemi bashkëpunim shumë të mirë në arenën ndërkombëtare, shumë vizita, dhe sigurisht, siç e dini të gjithë, në ditët e sotme ne po ndërtojmë së bashku një “kupolë kibernetike” me bashkëpunim të plotë.

Jam shumë e lumtur që përfaqësoj Izraelin, një vend që 75 vjet më parë, me popullsi refugjatësh të ardhur nga e gjithë bota, shumë prej tyre të mbijetuar të Holokaustit, menaxhuan në tri dekada për t’u kthyer nga një vend në zhvillim një prej liderëve botërorë në kaq shumë fusha.

Një vend që nuk pa asnjë pengesë, por sfidat dhe jashtë këtyre sfidave arriti të dalë me zgjidhje kreative.
Kryeministri ynë i parë, i ndjeri David Ben-Gurion, dikur thoshte se: “Në Izrael, për të qenë realist, duhet besuar në mrekulli”.

Pra, nga një shkretëtirë dhe mungesë e madhe uji, me shumë kreativitet dhe një mrekulli të vogël, ne u bëmë liderë botërorë në menaxhimin e ujit. Nga një vend i vogël me mungesë toke, u bëmë gjigant në agroteknologji.

Dhe duke përdorur të vetmin burim të madh natyror, ne u bekuam me një bollëk – burimet njerëzore, ne u bëmë Start Up Nation, Kombi i teknologjisë së lartë, Kombi i Inovacionit dhe Kombi Kibernetik.

Sot jemi këtu në Shqipëri, në frymën e lëvizjes sioniste dhe themeluesit e shtetit të Izraelit të cilët besonin se Izraeli duhet të ndajë njohuritë tona me miqtë tanë.

Të gjitha sa më sipër, natyrisht, nuk do të thotë që ju nuk duhet të fitoni para gjatë rrugës. Por nuk ka të bëjë vetëm me paratë.

Dhe një fjalë për mikpritësit tanë ose, “Pse Shqipëria?”

Shqipëria është një vend i vogël, por ajo ka një histori të gjatë të leximit të objektivave të saj, të guximit, të qëndresës.
Sot është vendi ballkanik që u bashkua me NATO-n, që është anëtar i KS të OKB-së, dhe kjo duket se është më e afërta për t’u bërë anëtare e Bashkimit Evropian.

Ka brez të ri inteligjent, i arsimuar mirë, zotëron rrjedhshëm disa gjuhë evropiane, njohës i shkencave të avancuara, që janë potencial të madh për gjithçka që kompanitë izraelite kërkojnë si partnerë apo punonjës.

Shqipëria ka hyrë në dekadën e dytë të zhvillimit të shpejtë të infrastrukturës që do ta përgatisë atë për fazën e ardhshme dhe besoj se ju dëshironi të jeni këtu kur të ndodhë dhe të mos pendoheni për disa vite.

Shqipëria është relativisht afër Izraelit (dhe nëse do të arrijmë të gjejmë një zgjidhje për fluturimet direkte, Inshalla, do të bëhet edhe më afër). Ne gjithashtu ndajmë vlera të ngjashme, mentalitet, madje edhe mot.

Mbi të gjitha, si ambasadore e Izraelit mund t’ju them se Shqipëria është vendi më miqësor me Izraelin, përveç faktit që njerëzit e saj janë të mirë në përgjithësi.

Si përfaqësuese e Izraelit besoj se përfshirja izraelite në Shqipëri do të jetë në dobi të dy vendeve tona.

Ambasada izraelite në Tiranë do të jetë e gatshme të ndihmojë çdo kompani izraelite që është e interesuar të bëjë biznes këtu.

Sigurisht që do të jemi të lumtur të ndihmojmë bizneset shqiptare që kërkojnë mundësi në Izrael.

Dëshiroj të përgëzoj përsëri organizatorët dhe t’iu uroj të gjithëve një ngjarje shumë të frytshme.

Suksese! Behatzlaha (בהצלחה)

Integrimi në BE, Hasani: Shqipëria në fazë të avancuar, të ruhet ritmi

Ministri për Europën dhe Punët e Jashtme, Igli Hasani, priti në një mëngjes pune përfaqësuesit e vendeve të formatit “Miqtë…

Global 360

COP29 – Dhjetëra liderë botërorë fillojnë fjalimet dhe negociatat për ndryshimet klimatike

Dhjetëra liderë do të mbajnë sot fjalime në Konferencën e OKB-së për Ndryshimet Klimatike, që po zhvillohet në Azerbajxhan duke…

Diplovista

Çështja e emigracionit, Rama për ‘Il Giornale’: Evropa duhet bashkohet rreth një plani të qartë strategjik

Kryeministri Edi Rama ka dhënë një intervistë për median italiane “Il Giornale”. Ai komentoi marrëveshjen për emigrantët me Italinë si…

Gjeopolitika

Pika të zeza apo të ndritshme?

Viti 2024 duket që do të shënjohet nga luftrat dhe zgjedhjet, të cilat do të ndikojnë në fatin e një…

OPED

Bektashizmi dhe Shqipëria!

Historia e Bektashinjve është historia e qëndresës ndaj dhunës, gjatë pushtimit fatal të Perandorisë Turke

Profil

Një Lider i ri në Diplomaci dhe Fuqizimin e Rinisë

Ambasador Rinor i NATO-s për Shqipërinë, Ambasador Global për Paqen për Kombet e Bashkuara dhe Këshilltar Rinor për OSBE-në

Masmedia

Integrimi në BE, Hasani: Shqipëria në fazë të avancuar, të ruhet ritmi

Ministri për Europën dhe Punët e Jashtme, Igli Hasani, priti në një mëngjes pune përfaqësuesit e vendeve të formatit “Miqtë…