Kryeministri i Mbretërisë së Bashkuar pret Edi Ramën
Gjatë qëndrimit në Londër, Rama u prit në një takim nga kryetari i Kuvendit të Mbretërisë së Bashkuar, Lindsay Hoyle.
Kryeministri Edi Rama u prit sot në takim nga kryeministri i Mbretërisë së Bashkuar, Rishi Sunak.
Rama ndodhet për një vizitë zyrtare në Britaninë e Madhe, të cilën e nisi me një takim të organizuar në prestigjiozen “London School of Economics”.
Gjatë qëndrimit në Londër, Rama u prit në një takim nga kryetari i Kuvendit të Mbretërisë së Bashkuar, Lindsay Hoyle.
Po ashtu, në kuadër të kësaj vizite, Rama do të takohet me komunitetin shqiptar në Londër dhe me përfaqësues të biznesit.