Muaji i shenjtë i Ramazanit, Begaj: Agjërim të lehtë e të pranuar të gjithë besimtarëve!
Komuniteti Mysliman i Shqipërisë shtroi sonte tryezën e iftarit të parë të muajit të shenjtë të Ramazanit.
Komuniteti Mysliman i Shqipërisë shtroi sonte tryezën e iftarit të parë të muajit të shenjtë të Ramazanit.
Të ftuar në këtë iftar ishin edhe Presidenti i Republikës, Bajram Begaj, ministrja e Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin, Elisa Spiropali, ministrja e Kulturës, Elva Margariti, ambasadorja e SHBA në Tiranë, Yuri Kim, kreu i grupit parlamentar të PS-së, Taulant Balla, kryetari i komanduar i PD-së, Enkelejd Alibeaj, kryetari i PL, Ilir Meta, kryetari i bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, deputetë të Kuvendit, si dhe drejtues të institucioneve të ndryshme.
Presidenti i Shqipërisë reagoi me një postim në rrjetet sociale.
Ishte kënaqësi e madhe për mua t’i bashkohesha tryezës së iftarit të parë të muajit të shenjtë të Ramazanit. Ky muaj është një mundësi, në të cilën shqiptarët e besimit mysliman afrohen me Zotin nëpërmjet agjërimit dhe veprave të mira.
Dëshiroj t’i uroj agjërim të lehtë e të pranuar të gjithë besimtarëve. Ramazani është muaji i paqes, mëshirës hyjnore dhe solidaritetit ndërnjerëzor. Është muaji i mirësisë ku dalin në pah cilësitë më të mira të njeriut si përkushtimi, toleranca, durimi dhe dashuria për Zotin e njëri-tjetrin.
Gëzuar Muajin e Bekuar të Ramazanit! Të keni paqe e begati në familjet tuaja!
Agjërim të lehtë e të pranuar!
Ishte kënaqësi e madhe për mua t’i bashkohesha tryezës së iftarit të parë të muajit të shenjtë të Ramazanit. Ky muaj…
Posted by Bajram Begaj on Thursday, March 23, 2023
Sot ka nisur muaji i shenjtë i Ramazanit për besimtarët myslimanë. Përveç vlerave shpirtërore e morale, agjërimi ka gjithashtu edhe një vlerë shoqërore shumë të madhe, atë të bashkimit të njerëzve mes tyre dhe kontributit për ata që janë në nevojë.