Alastair Campbell: Edi Rama ka modernizuar Shqipërinë!
Ish-zëdhënësi i kryeministrit britanik, Tony Blair, e cilësoi kryeministrin Edi Rama, si “një burrështetas të madh”.
Alastair Campbell, ish-zëdhënësi i kryeministrit britanik, Tony Blair e cilësoi sot kryeministrin Edi Rama, “një burrështetas të madh dhe një fitues i zgjedhjeve me tre mandate”.
Në një postim në rrjetet sociale Campbell tha se, “ishte me të vërtetë i kënaqur që Edi Rama është kryeministri i parë shqiptar, i cili ftohet për një vizitë zyrtare në Britaninë e Madhe. Një burrështetas i madh me një axhendë të madhe. Një fitues i zgjedhjeve me tre mandate, i cili përkundër të gjitha sfidave të Shqipërisë e ka modernizuar vendin e tij në një mënyrë që pakkush mund ta imagjinonte kur e filloi”.
Really pleased that @ediramaal became the first Albanian PM to be invited on an official visit to the UK. A big man with a big agenda. A three term election winner who for all its problems has modernised his country in a way few could have imagined when he began pic.twitter.com/bq3IZnHCIO
— ALASTAIR CAMPBELL (@campbellclaret) March 23, 2023
“Sigurisht që krimi dhe varkat janë në rendin e ditës, por ka shumë gjëra të tjera që përbëjnë një marrëdhënie të fortë shqiptaro-britanike, tani dhe në të ardhmen. Dhe megjithëse pa dyshim që disa konservatorë do të mendojnë se mbështetja e tij e zëshme për Laburistët e Rinj si një udhërrëfyes dhe frymëzim për politikën dhe politikat e tij ishte një shtytje për ta, ajo ishte po aq një kujtesë për liderët laburistë, që kur Laburistët e Rinj, fatmirësisht edhe Keir Starmer, e kanë korrigjuar çekuilibrin në vitet e fundit”, tha Campbell.