Rama: Demokracia moderne, thelbësore për Shqipërinë!

Kryeministri Edi Rama bashkëbisedim në Institutin Mbretëror të Marrëdhënieve Ndërkombëtare, “Chatham House”.


Kryeministri Edi Rama gjatë vizitës zyrtare në Britaninë e Madhe zhvilloi një bashkëbisedim në auditorin e Institutit Mbretëror të Marrëdhënieve Ndërkombëtare, “Chatham House”.

I pyetur lidhur me anëtarësimin e Shqipërisë në BE, Rama u shpreh se është e pamundur të parashikojë të ardhmen.

Kjo sipas tij, “edhe BE nuk di gjë për këtë, askush nuk e di”.

MIRËMËNGJES ? dhe me këtë bashkëbisedim të veçantë në auditorin e Institutin Mbretëror të Marrëdhënieve Ndërkombëtare, Chatham House, ju uroj një ditë të mbarë?

MIRËMËNGJES ?

dhe me këtë bashkëbisedim të veçantë në auditorin e Institutit Mbretëror të Marrëdhënieve Ndërkombëtare, Chatham House, ju uroj një ditë të mbarë?

Posted by Edi Rama on Thursday, March 23, 2023

“Pjesa e thjeshtë dhe më e vështirë për ne është që duhet të bëjmë detyrat tona të shtëpisë. Kjo është thjeshtë, por duhet t’i përmbushim këto detyra jo se duhet ti bëjmë qejfin Berlinit apo Parisit, por se këto detyra janë thelbësore për ta bërë Shqipërinë një demokraci moderne dhe funksionale me institucione të cilat punojnë për njerëzit, për interesin kombëtar dhe Shqipërinë në skenën ndërkombëtare”, theksoi kreu i qeverisë.

Ai nënvizoi se janë rreth 4 mijë ligje që duhet të miratohen.

“A do ta bëje Shqipërinë një vend anëtar? Kush e di çfarë do të bëjë BE në të ardhmen. Kemi parë një BE që ka qenë hipokrit me ne, i kishim bërë detyrat e shtëpisë, por nuk ishte e mjaftueshme, sepse ata kishin problemet e tyre. BE është federatë egosh që ndonjë herë nuk pikëtakohen me njëra-tjetrën. Ka 27 zgjedhje për çdo gjë dhe nuk janë në të njëjtën ditë. Kështu që duhet ta lexosh BE duke parë zgjedhjet. Nuk ka rëndësi nëse i bën apo detyrat e shtëpisë, nuk ka rëndësi nëse Komisioni Evropian është i pranishëm pikërisht për të vlerësuar teknikisht dhe jo politikisht, objektivisht dhe jo subjektivisht se sa ka bërë ky shtet punën e vet. Për të thënë, po ky shtet e ka bërë punën e tyre dhe meriton për të çelur bisedimet për anëtarësim”, theksoi Rama.

Rama deklaroi se “lufta në Ukrainë e solli në vetë BE kur bëhet fjalë për gjeopolitikën. Tashmë janë më vigjilent dhe e kuptojnë që nuk mund ta lënë Ballkanin jashtë gjithë këtij projekti”.

“Ajo për të cilën lutemi është që BE të vazhdojë te ekzistojë deri sa ne të përmbushim detyrat e shtëpisë dhe pastaj të shpërndahen, është problemi i tyre. Ne duam të jemi një shtet që është demokraci funksionale dhe moderne për brezat e ardhshëm dhe këtë nuk mund ta bësh pa BE”, u shpreh Rama.

Dumani: Sky ECC dhe Encrochat ekspozuan lidhjet e krimit me politikën, drejtësinë dhe Policinë

Aplikacionet Sky ECC dhe Encrochat ekspozuan lidhjet e krimit me politikën, drejtësinë dhe Policinë.

Global 360

COP29 – Dhjetëra liderë botërorë fillojnë fjalimet dhe negociatat për ndryshimet klimatike

Dhjetëra liderë do të mbajnë sot fjalime në Konferencën e OKB-së për Ndryshimet Klimatike, që po zhvillohet në Azerbajxhan duke…

Diplovista

Çështja e emigracionit, Rama për ‘Il Giornale’: Evropa duhet bashkohet rreth një plani të qartë strategjik

Kryeministri Edi Rama ka dhënë një intervistë për median italiane “Il Giornale”. Ai komentoi marrëveshjen për emigrantët me Italinë si…

Gjeopolitika

Pika të zeza apo të ndritshme?

Viti 2024 duket që do të shënjohet nga luftrat dhe zgjedhjet, të cilat do të ndikojnë në fatin e një…

OPED

Bektashizmi dhe Shqipëria!

Historia e Bektashinjve është historia e qëndresës ndaj dhunës, gjatë pushtimit fatal të Perandorisë Turke

Profil

Një Lider i ri në Diplomaci dhe Fuqizimin e Rinisë

Ambasador Rinor i NATO-s për Shqipërinë, Ambasador Global për Paqen për Kombet e Bashkuara dhe Këshilltar Rinor për OSBE-në

Masmedia

Dumani: Sky ECC dhe Encrochat ekspozuan lidhjet e krimit me politikën, drejtësinë dhe Policinë

Aplikacionet Sky ECC dhe Encrochat ekspozuan lidhjet e krimit me politikën, drejtësinë dhe Policinë.