Roi Shaposhnik: Shqipëria, mundësi e shkëlqyer për bizneset izraelite!

CEO dhe bashkëthemeluesi i kompanisë ‘ALIT’ flet për ofertat që marrin kompanitë izraelite të teknologjisë së lartë nga Shqipëria


Një nga radiot më të rëndësishme në Izrael, 103 FM, dhe që i përket gazetës së madhe “Maariv”, ka pasur në fokus të një reportazhi radiofonik dhe ka shkruar në lidhje me Konferencën “Java e Teknologjisë Tirana-Tel Aviv”, të zhvilluar në kryeqytetin shqiptare nga 20-22 mars, një konferencë e organizuar nga kompania izraelit “ALIT” dhe e mbështetur nga Bashkia e Tiranës. Në të morën pjesë përfaqësues nga bizneset me të shquara izraelite në fushën e Teknologjisë së Lartë, Sigurisë Kibernetike, FinTech, etj.

Radioja izraelite zhvilloi një intervistë me organizatorin izraelit të konferencës, Roi Shaposhnik, CEO dhe bashkëthemelues i kompanisë ‘ALIT’ që operon në Shqipëri.

ARTIKULLI I PLOTË

Pas frikës së madhe për reformimin e sistemit gjyqësor, shumë punëtorë në industrinë e teknologjisë së lartë aktualisht po marrin oferta nga vende të botës, duke kërkuar t’i pranojnë ato. Në një konferencë të posaçme të iniciuar nga qeveria shqiptare, me pjesëmarrjen e përfaqësuesve të kompanive të teknologjisë së lartë në Izrael, dolën një sërë propozimesh për migrimin e tyre.

Roi Shaposhnik, CEO dhe bashkëthemelues i kompanisë ‘ALIT’ që operon në Shqipëri, tha: “Marrëdhënia mes Shqipërisë dhe Izraelit ka vazhduar për pak më shumë se 11 vjet. Në vitin 2012, ambasada izraelite. U hap në vend, por marrëdhënia midis dy vendeve vjen që nga koha e Holokaustit. Në aspektin e biznesit ka bashkëpunim të frytshëm mes vendeve, sigurisht në funksion të sulmeve kibernetike në Shqipëri, ato na ndihmojnë me njohuri dhe përvojë. Kryeministri i vendit na kontaktoi përmes ambasadave për të ndihmuar në thyerjen e emigracionit negativ të të rinjve që studiojnë dhe shpërngulen në vende të tjera. Këtu lindi ideja për të mbajtur një konferencë mbi këtë temë”.

“Ne të gjithë menduam se ishte një vend i errët mysliman dhe një diktaturë, dhe pas tre ditësh të konferencës opinioni ndryshoi 180 gradë,” shtoi ai.

“Ky është një nga vendet më interesante dhe në zhvillim në Evropën Lindore, është një diamant i palustruar që ofron shumë për kompanitë izraelite.”

Në përfundim të fjalës së tij, Shaposhnik ​​theksoi: “Ideja fillestare që filloi me pushtimin rus të Ukrainës, ishte një fluks kompanish të themeluara që kërkonin një alternativë. Nuk kam dyshim se mentaliteti në Izrael i ndihmoi jo pak punët. Shqiptarët po hapin dyer për kompani ndërkombëtare kryesisht nga Izraeli, por edhe nga Europa. Po flasim, për një paketë të plotë. Kemi rreth dy transaksione me kompani izraelite që duan të shqyrtojnë fizibilitetin e biznesit,  për të bërë investime. Duhet thënë se dhe protestat që po ndodhin në Izrael kontribuan”.

 

Lexo më shumë nga

Sejko-Gonzato: BE, asistencë teknike në fusha të ndryshme të bankingut qendror

Hapja zyrtare e negociatave për grup-kapitullin e parë me Bashkimin Evropian (BE), shënon një moment historik në rrugëtimin e Shqipërisë…

Global 360

COP29 – Dhjetëra liderë botërorë fillojnë fjalimet dhe negociatat për ndryshimet klimatike

Dhjetëra liderë do të mbajnë sot fjalime në Konferencën e OKB-së për Ndryshimet Klimatike, që po zhvillohet në Azerbajxhan duke…

Diplovista

Çështja e emigracionit, Rama për ‘Il Giornale’: Evropa duhet bashkohet rreth një plani të qartë strategjik

Kryeministri Edi Rama ka dhënë një intervistë për median italiane “Il Giornale”. Ai komentoi marrëveshjen për emigrantët me Italinë si…

Gjeopolitika

Pika të zeza apo të ndritshme?

Viti 2024 duket që do të shënjohet nga luftrat dhe zgjedhjet, të cilat do të ndikojnë në fatin e një…

OPED

Bektashizmi dhe Shqipëria!

Historia e Bektashinjve është historia e qëndresës ndaj dhunës, gjatë pushtimit fatal të Perandorisë Turke

Profil

Një Lider i ri në Diplomaci dhe Fuqizimin e Rinisë

Ambasador Rinor i NATO-s për Shqipërinë, Ambasador Global për Paqen për Kombet e Bashkuara dhe Këshilltar Rinor për OSBE-në

Masmedia

Sejko-Gonzato: BE, asistencë teknike në fusha të ndryshme të bankingut qendror

Hapja zyrtare e negociatave për grup-kapitullin e parë me Bashkimin Evropian (BE), shënon një moment historik në rrugëtimin e Shqipërisë…