Nikolla: Zbatimi i marrëveshjes mes Kosovës dhe Serbisë, kontribut në stabilitetin e Ballkanit Perëndimor

Kryetarja e Kuvendit, Lindita Nikolla, priti në Kryesinë e Kuvendit, Kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti.


Kryetarja e Kuvendit, Lindita Nikolla, priti sot në Kryesinë e Kuvendit, Kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti.

Nikolla përgëzoi kryeministrin Kurti për punët e mira që po bën qeveria e Kosovës si edhe durimin, qetësinë, maturinë dhe qëndrimet e guximshme në bashkëpunimin me BE dhe ShBA për të ardhmen euroatlantike të Kosovës.

POSTIMI I PLOTË I KRYEPARLAMENTARES NIKOLLA

Një takim vëllazëror me Kryeministrin e Kosovës, z.Albin Kurti, në Kuvendin e ??.

Përgëzime Kryeministrit Kurti për punët e mira që po bën Qeveria e ?? si edhe durimin, qetësinë, maturinë dhe qëndrimet e guximshme në bashkëpunimin me ??e ?? për të ardhmen evro-atlantike të ??.

Kuvendi nxit e mbështet bashkëpunimin e shkëlqyer????në të gjitha fushat dhe mbështesim vendimet e Qeverisë së ??, si vendime të një qeverie të zgjedhur në mënyrë demokratike dhe të një shteti sovran dhe të pavarur.

Mbështesim perspektivën evro-atlantike të ?? dhe lobojmë për njohjet e reja ndërkombëtare, anëtarësimin në Këshillin e Evropës, OKB e organizatat ndërkombëtare.

Mbështesim dialogun midis Kosovës dhe Serbisë si rruga më e mirë dhe e vetme drejt njohjes së ndërsjelltë mes dy vendeve, vlerësojmë Planin Evropian si një pikënisje e mirë për dialogun dhe mbështesim angazhimin e ?? dhe ?? në zbatimin e aneksit të këtij Plani.

Zbatimi i marrëveshjes midis Kosovës dhe Serbisë do të kontribuojë në forcimin e stabilitetit në Ballkanin Perëndimor dhe perspektivën e tij euroatlantike.??❤️??

Një takim vëllazëror me Kryeministrin e Kosovës, z.Albin Kurti, në Kuvendin e ??.

Përgëzime Kryeministrit Kurti për…

Posted by Lindita Nikolla on Sunday, March 26, 2023

Kryeministri Kurti nga ana e tij falenderoi Nikollën për mbështetjen institucionale të bashkëpunimit dypalësh, si Kryetare e Kuvendit.

Kurti vuri në dukje progresin e dukshëm në zhvillimin ekonomik, konsolidimin e institucioneve demokratike dhe të procesit të integrimit evropian të Kosovës dhe nënvizoi se ekonomia, demokracia dhe integrimi po ecin në mënyrë komplementare, duke respektuar njëkohësisht të drejtat e njeriut dhe të pakicave.

Kryeministri Kurti vuri në dukje vendosmërinë e Qeverisë dhe institucioneve të Kosovës për avancimin e dialogut me Serbinë dhe zbatimin e Planit Evropian, duke respektuar Kushtetutën e Kosovës dhe duke bashkëpunuar ngushtë me BE dhe SHBA.

Integrimi në BE, Hasani: Shqipëria në fazë të avancuar, të ruhet ritmi

Ministri për Europën dhe Punët e Jashtme, Igli Hasani, priti në një mëngjes pune përfaqësuesit e vendeve të formatit “Miqtë…

Global 360

COP29 – Dhjetëra liderë botërorë fillojnë fjalimet dhe negociatat për ndryshimet klimatike

Dhjetëra liderë do të mbajnë sot fjalime në Konferencën e OKB-së për Ndryshimet Klimatike, që po zhvillohet në Azerbajxhan duke…

Diplovista

Çështja e emigracionit, Rama për ‘Il Giornale’: Evropa duhet bashkohet rreth një plani të qartë strategjik

Kryeministri Edi Rama ka dhënë një intervistë për median italiane “Il Giornale”. Ai komentoi marrëveshjen për emigrantët me Italinë si…

Gjeopolitika

Pika të zeza apo të ndritshme?

Viti 2024 duket që do të shënjohet nga luftrat dhe zgjedhjet, të cilat do të ndikojnë në fatin e një…

OPED

Bektashizmi dhe Shqipëria!

Historia e Bektashinjve është historia e qëndresës ndaj dhunës, gjatë pushtimit fatal të Perandorisë Turke

Profil

Një Lider i ri në Diplomaci dhe Fuqizimin e Rinisë

Ambasador Rinor i NATO-s për Shqipërinë, Ambasador Global për Paqen për Kombet e Bashkuara dhe Këshilltar Rinor për OSBE-në

Masmedia

Integrimi në BE, Hasani: Shqipëria në fazë të avancuar, të ruhet ritmi

Ministri për Europën dhe Punët e Jashtme, Igli Hasani, priti në një mëngjes pune përfaqësuesit e vendeve të formatit “Miqtë…