Mbreti, krimineli dhe dera e mistershme!

Mbreti: “Është shumë e çuditshme por të gjithë, me bindje dhe vullnet të lirë kanë zgjedhur varjen në litar”


Nga Rrjetet sociale

Në kohët e lashta, në një mbretëri, një burrë kreu një krim, për të cilin u gjykua dhe vendimi i trupit gjyqësor ishte varja në litar. Megjithatë, mbreti ndërhyri dhe i ofroi të dënuarit një alternativë tjetër.

Atij i duhej të zgjidhte mes varjes në litar ose të hapte një derë metalike të madhe, të zezë, të mistershme dhe në një vend të errët, pas të cilës e priste diçka e panjohur.

Krimineli u mendua gjatë dhe në fund zgjodhi varjen si opsionin më të lehtë. Kur ia vunë lakun në qafë, ai papritmas tha:”Lartmadhëria juaj! Jam kureshtar të di çfarë fshihet pas asaj dere?”

Mbreti iu përgjigj: “Është shumë e çuditshme, por deri më tani funksionon ende. Të gjithë të dënuarve me vdekje ua kam ofruar si shans, të zgjedhin derën e mistershme dhe paksa të frikshme, por të gjithë, me bindje dhe vullnet të lirë kanë zgjedhur varjen në litar”.

I dënuari iu përgjërua dhe i tha: “Po më thoni çfarë fshihet pas asaj dere! Gjithsesi, askush s’do ta dijë sepse do të varem dhe s’do mund t’i tregoj kujt” dhe bëri me shenjë nga laku rreth qafës.

Mbreti uli kokën dhe pasi u mendua tha:

“Pas derës është liria! Por njerëzit kanë kaq shumë ankth e frikë nga e panjohura, saqë preferojnë litarin para lirisë.”

Avokate Diana D. Fetahu

Për mësuesin dhe Profesorin tim, poetin Sadik Bejko…

"Jetofsh në poezi dhe bukurinë e shpirtit tënd! Një ndër ata, prej të cilëve më rron zemra në mirënjohje!

Global 360

Kroacia: Nisma ushtarake me Shqipërinë dhe Kosovën, e hapur edhe për partnerët

Sipas Kroacisë, nismës mund t’i bashkohen të gjitha vendet që, po ashtu, duan t’i ofrojnë mbështetje Kosovës dhe Shqipërisë në…

Diplovista

Rama për median greke: Ligji absurd i luftës duhet shfuqizuar

Ligji absurd i luftës duhet shfuqizuar, deklaroi kryeministri Edi Rama në një intervistë për televizionin grek ”MegaTV”, pjesë të së…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Rikthim në tempullin e poezisë

Tre vite më parë, me 18 shkurt 2022 u nda nga jeta poeti Bardhyl Londo!

Profil

Një Lider i ri në Diplomaci dhe Fuqizimin e Rinisë

Ambasador Rinor i NATO-s për Shqipërinë, Ambasador Global për Paqen për Kombet e Bashkuara dhe Këshilltar Rinor për OSBE-në

Masmedia

Për mësuesin dhe Profesorin tim, poetin Sadik Bejko…

"Jetofsh në poezi dhe bukurinë e shpirtit tënd! Një ndër ata, prej të cilëve më rron zemra në mirënjohje!