Armand Plaka: Kur përfaqësueset e Tiranës dhe Varshavës, përballeshin në vitin 1953
Sot në mbrëemje Shqiperia do të luajë kundër Polonisë në Varshavë, për kualifikueset e Euro 2024
Nga Armand Plaka
Meqenese sot ne mbremje kemi nje ndeshje shume te rendesishme ne Varshave, me te cilen celet edhe fushata e re eliminatore per EURO 2024, po e risjell edhe nje here ne vemendje kete prurje qe pata sjelle 3 vite me pare ne FB e qe lidhej me nje takim mes dy ekipeve (zyrtarisht dy seleksioneve te Tiranes e Varshaves) kombetare ne vitin 1953.
Perbente teresisht risi, pasi gjurme te saj nuk gjendeshin jo ne youtube, por as ne arkivat e FSHF e te Federates Polake te Futbollit, pasi konsiderohej si ndeshje gjysemzyrtare, pra jo ne kuader te edicioneve normale kualifikuese (vetem te Boterorit ne ato kohe, sepse Kampionat Europian paradoksalisht ende nuk kishte e si rrjedhoje, as ndeshje eliminatore).
Gjeta vetem nje deshmi a pohim te shkurter te legjendes Refik Resnja dhe pak statistika, pa sqaruar asgje edhe pse kronika na tregon se stadiumi ne Varshave kishte qene i mbushur plot e perplot dhe se performanca e ekipit shqiptar kishte qene shume mbreselenese.
Interesant eshte fakti se pak a shume po ne ate kohe u zhvilluan edhe dy ndeshje zyrtare mes dy ekipeve per fushaten eliminatore te Boterorit, per te cilat gjendeshin e gjenden edhe ne youtube sekuencat filmike me komentin edhe ne shqip.
M’u desh te germoj me thelle, te informohem e sigurohem se ishte teresisht prurje e re, teresisht e panjohur dhe e padokumentuar me pare. Dhe ne fund arrita ne perfundimet qe sollen dokumentimin e ketij fakti interesant qe pasuron historine tone sportive te takimeve nderkombetare.
Me pas ajo u botua e risoll ne vemendje nga shume portale e media vizive, nder te cilet edhe TVSH, e cila i kushtoi nje kronike te vecante (te cilen paradoksalisht sot nuk e gjej dot ne arkiven e saj).
POSTIMI I ARMAND PLAKËS
(7 gusht 2020)
Një videokronikë e rrallë, e vitit 1953, të cilën e shkëputa nga arkivat polake, na shfaq një takim futbollistik të atij fillimviti ( kronika nuk e përmend, por bëhet fjalë për 7 janarin e vitit 1953 në Varshavë), te cilin statistikat tona thuajse nuk e përmendin fare. Takimi miqësor mes një seleksioni të Tiranës ( dmth Kombëtares Shqiptare) dhe Varshavës ( dmth Kombëtares Polake).
Ndërsa bie në sy menjëhere një atmosferë e zjarrtë në një stadium të mbushur plot e përplot, përmendet aty portieri legjendar i Kombëtares, Qemal Vogli dhe në start të kronikës shfaqet në dhomat e zhveshjes një pjesë e ekipit shqiptar.
Videokronika është pjesë e një ditari televiziv e kinematografik sportiv të muajit mars 1953, e cila tashmë gjendet në fondin e digjitalizuar të Arkivave Kombëtare Polake.
Takimi pati mbaruar me rezultatin 2:1 për seleksionin polak. Në fund të po atij viti, më 29 nëntor 1953, Shqipëria mundi megjithatë Poloninë në Tiranë me rezultatin 2:0 ku patën shënuar të paharrueshmit Loro Boriçi dhe Refik Resmja. Kronika e kësaj të fundit nuk përbën ndonjë risi, sepse gjendet ndërkaq prej vitesh në youtube ( shih këtu: https://youtu.be/hNbRlIVMLnU) dhe mund të shijohet nën komentin origjinal në gjuhën shqipe. Është gjithashtu pjesë e fondit zyrtar të Kombëtares Polake. Kurse kronika që po postoj duket se i ka shpëtuar vëmendjes së të dy federatave dhe medias sportive e asaj historike në të dy krahët, Poloni dhe Shqipëri.
Duhet theksuar se në atë kohë zhviĺloheshin shumë takime miqësore mes kombëtareve, ekipeve dhe seleksioneve punëtore, apo ushtarake nga ish- Kampi i Demokracive Popullore, ku bënin pjesë edhe Shqipëria dhe Polonia.
Takimi në fjalë përbënte të tretin mes dy vendeve, ndërsa më parë ata ishin ndeshur në 1949 në Varshavë dhe në 1950 në Tiranë, ku Shqipëria kishte humbur 1:2 në takimin e parë dhe barazuar pa gola në takimin e dytë. A.P.
Një videokronikë e rrallë, e vitit 1953, të cilën e shkëputa nga arkivat polake, na shfaq një takim futbollistik të atij fillimviti ( kronika nuk e përmend, por bëhet fjalë për 7 janarin e vitit 1953 në Varshavë), te cilin statistikat tona thuajse nuk e përmendin fare. Takimi miqësor mes një seleksioni të Tiranës ( dmth Kombëtares Shqiptare) dhe Varshavës ( dmth Kombëtares Polake). Ndërsa bie në sy menjëhere një atmosferë e zjarrtë në një stadium të mbushur plot e përplot, përmendet aty portieri legjendar i Kombëtares, Qemal Vogli dhe në start të kronikës shfaqet në dhomat e zhveshjes një pjesë e ekipit shqiptar. Videokronika është pjesë e një ditari televiziv e kinematografik sportiv të muajit mars 1953, e cila tashmë gjendet në fondin e digjitalizuar të Arkivave Kombëtare Polake. Takimi pati mbaruar me rezultatin 2:1 për seleksionin polak. Në fund të po atij viti, më 29 nëntor 1953, Shqipëria mundi megjithatë Poloninë në Tiranë me rezultatin 2:0 ku patën shënuar të paharrueshmit Loro Boriçi dhe Refik Resmja. Kronika e kësaj të fundit nuk përbën ndonjë risi, sepse gjendet ndërkaq prej vitesh në youtube ( shih këtu: https://youtu.be/hNbRlIVMLnU) dhe mund të shijohet nën komentin origjinal në gjuhën shqipe. Është gjithashtu pjesë e fondit zyrtar të Kombëtares Polake. Kurse kronika që po postoj duket se i ka shpëtuar vëmendjes së të dy federatave dhe medias sportive e asaj historike në të dy krahët, Poloni dhe Shqipëri. Duhet theksuar se në atë kohë zhviĺloheshin shumë takime miqësore mes kombëtareve, ekipeve dhe seleksioneve punëtore, apo ushtarake nga ish- Kampi i Demokracive Popullore, ku bënin pjesë edhe Shqipëria dhe Polonia. Takimi në fjalë përbënte të tretin mes dy vendeve, ndërsa më parë ata ishin ndeshur në 1949 në Varshavë dhe në 1950 në Tiranë, ku Shqipëria kishte humbur 1:2 në takimin e parë dhe barazuar pa gola në takimin e dytë. A.P.
7 gusht 2020
Armand Plaka © Të gjitha të drejtat të rezervuara! – Nuk lejohet kopjimi, shumëfishimi, i plotë, apo i pjesshëm i këtij materiali pa lejen e autorit, ose pa cituar burimin origjinal.
Posted by Armand Plaka on Friday, August 7, 2020