Van der Bellen: Shqipëria, progres të dukshëm drejt integrimit në BE!

Kryetarja e Kuvendit, Lindita Nikolla pret presidentin federal të Austrisë, Alexander Van der Bellen


Kryetarja e Kuvendit, Lindita Nikolla priti sot në një takim presidentin federal të Austrisë, Alexander Van der Bellen, i cili po zhvillon një vizitë zyrtare në Shqipëri.

Kryetarja Nikolla e falenderoi presidentin Alexander Van der Bellen për marrëdhëniet të shkëlqyera e dinamike si edhe bashkëpunimin e gjithanshëm mes dy vendeve tona.

POSTIMI I KRYEPARLAMENTARES NIKOLLA

Një takim i ngrohtë e miqësor me Presidentin Federal të Austrisë, z. Alexander Van der Bellen.

Vlerësuam marrëdhëniet e shkëlqyera e dinamike si edhe bashkëpunimin e gjithanshëm mes ??dhe ??.

Me ?? kemi nje bashkëpunimin intensiv parlamentar dhe një Marrëveshje Bashkëpunimi mes Kuvendit dhe Këshillit Kombëtar, për ngritjen në Kuvendin e
?? të Punishtes së Demokracisë, e cila po zbatohet dhe po krijon nje model shume pozitiv për edukimin demokratik e qytetar të rinisë.

Mirënjohje ?? për rolin shumë të rëndësishëm në suksesin e procesit të integrimit të ?? në ?? dhe jemi te bindur se kjo mbeshtetje do të vijojë edhe gjatë negociatave.

Mirënjohje për mbështetjen në procesin e reformave, në veçanti të reformës në drejtësi, dhe avancimin e bashkëpunimit dypalësh edhe në fushat e ekonomisë, rendit publik, luftën kundër krimit të organizuar, trafiqeve, krimit kibernetik, ndihmën ndaj agjencive ligjzbatuese, arsimit e formimit profesional etj.

Përsërita kërkesën për mbështetjen e ?? për anëtarësimin e ?? në Këshillin e Evropës dhe në organizata të tjera ndërkombëtare.
?????

Një takim i ngrohtë e miqësor me Presidentin Federal të Austrisë, z. Alexander Van der Bellen.

Vlerësuam marrëdhëniet e…

Posted by Lindita Nikolla on Monday, March 27, 2023

Kryetarja Nikolla shprehu mirënjohjen ndaj Austrisë për rolin shumë të rëndësishëm në suksesin e procesit të integrimit të Shqipërisë në BE dhe bindjen se kjo mbështetje do të vijojë edhe gjatë negociatave.

Nikolla gjithashtu shprehu mirënjohjen për mbështetjen në procesin e reformave, në veçanti të reformës në drejtësi, dhe vullnetin e Shqipërisë për avancimin e bashkëpunimit dypalësh në fushat e ekonomisë, rendit publik, luftën kundër krimit të organizuar, trafiqeve, krimit kibernetik, ndihmën ndaj agjencive ligjzbatuese, arsimit e formimit profesional etj.

Kryetarja Nikolla i shprehu presidentin Alexander Van der Bellen kërkesën për mbështetjen e Austrisë për anëtarësimin e Kosovës në Këshillin e Evropës dhe në organizata të tjera ndërkombëtare.

Presidenti Alexander Van der Bellen falenderoi Kryetaren Nikolla për takimin dhe vlerësoi progresin e Shqipërisë drejt BE-së si edhe mbështetjen popullore për integrimin evropian, arritjet e reformave dhe mundësitë e gjera të bashkëpunimit dypalësh në fusha si bujqësia, arsimi etj.

Presidenti Alexander Van der Bellen shprehu mbështetjen e Austrisë për dialogun Kosovë-Serbi dhe zbatimin e Planit Evropian, si e vetmja rrugë për normalizimin e marrëdhënieve mes dy vendeve dhe stabilitetin në rajon.

Sejko-Gonzato: BE, asistencë teknike në fusha të ndryshme të bankingut qendror

Hapja zyrtare e negociatave për grup-kapitullin e parë me Bashkimin Evropian (BE), shënon një moment historik në rrugëtimin e Shqipërisë…

Global 360

COP29 – Dhjetëra liderë botërorë fillojnë fjalimet dhe negociatat për ndryshimet klimatike

Dhjetëra liderë do të mbajnë sot fjalime në Konferencën e OKB-së për Ndryshimet Klimatike, që po zhvillohet në Azerbajxhan duke…

Diplovista

Çështja e emigracionit, Rama për ‘Il Giornale’: Evropa duhet bashkohet rreth një plani të qartë strategjik

Kryeministri Edi Rama ka dhënë një intervistë për median italiane “Il Giornale”. Ai komentoi marrëveshjen për emigrantët me Italinë si…

Gjeopolitika

Pika të zeza apo të ndritshme?

Viti 2024 duket që do të shënjohet nga luftrat dhe zgjedhjet, të cilat do të ndikojnë në fatin e një…

OPED

Bektashizmi dhe Shqipëria!

Historia e Bektashinjve është historia e qëndresës ndaj dhunës, gjatë pushtimit fatal të Perandorisë Turke

Profil

Një Lider i ri në Diplomaci dhe Fuqizimin e Rinisë

Ambasador Rinor i NATO-s për Shqipërinë, Ambasador Global për Paqen për Kombet e Bashkuara dhe Këshilltar Rinor për OSBE-në

Masmedia

Sejko-Gonzato: BE, asistencë teknike në fusha të ndryshme të bankingut qendror

Hapja zyrtare e negociatave për grup-kapitullin e parë me Bashkimin Evropian (BE), shënon një moment historik në rrugëtimin e Shqipërisë…