A janë mëngjarashët më të talentuar?

Studimi: Mund të vlejë kur bëhet fjalë për shkencat dhe veçanërisht matematikën


Prej shumë kohësh besohet se njerëzit mëngjarashë janë më të talentuar.

Po t’i hedhësh një sy listës së njerëzve më të shquar në botë do të zbulosh se: Leonardo da Vinçi, Mark Tuejn, Mozarti, Nikola Tesla dhe Aristoteli ishin të gjithë mëngjarashë. Edhe në kohët moderne, shembuj të njerëzve të suksesshëm që janë mëngjarashë ka plot dhe veçojmë: Barak Obamën, Bill Gejts dhe futbollistin Lionel Mesi.

A është e vërtetë që mëngjarashët janë më të talentuar?

Një studim thotë se ky pretendim mund të vlejë kur bëhet fjalë për shkencat dhe veçanërisht matematikën. Ekspertët thonë se 10 deri në 13.5 përqind e popullsisë së globit shkruajnë me të majtën.

Përzgjedhja e dorës është e lidhur direkt me trurin. Hemisfera e djathtë e trurit tek një njeri që shkruan me të majtën është më e zhvilluar, thonë ekspertët. Për më tepër, tufa e nervave që lidhin të dy hemisferat e trupit është më e madhe dhe më e përqendruar tek mëngjarashët. Sipas një teorie, mëngjarashët janë të detyruar të përdorin të dyja duart për tu përshtatur me botën dhe kështu aftësitë e tyre janë më të zgjeruara.

Mëngjarashët dhe matematika

30 vjet më parë, ekspertët zbuluan se kur vjen puna tek matematika, mëngjarashët janë më të talentuar se ata që shkruajnë me dorën e djathtë. Në këtë rast, nuk bëhet fjalë për mbledhje, zbritje, pjestime dhe shumëzime.

Kjo sepse për këto të fundit, aftësitë e të nxënit nuk ndikohen nga përzgjedhja e dorës. Mëngjarashët janë më të talentuar në zgjidhjen e ushtrimeve më të vështira matematikore dhe nxjerrjen e formulave. Kohët e fundit pretendimi se mëngjarashët janë më superiorë sa i përket intelektit ka hasur disa sfida. Megjithatë ekspertët janë të mendimit se përzgjedhja e dorës në të shkruar ka një ndikim tek aftësitë e të nxënit./AgroWeb.org

Lexo më shumë nga

Rama: Shqipëria shkon në BE vetëm nëse nuk humbasim asnjë minutë në 11 maj

Kryeministri njëherësh kryetari i Partisë Socialiste, Edi Rama deklaroi sot nga Erseka në rrugën e re të Vjosës, që do…

Global 360

Kroacia: Nisma ushtarake me Shqipërinë dhe Kosovën, e hapur edhe për partnerët

Sipas Kroacisë, nismës mund t’i bashkohen të gjitha vendet që, po ashtu, duan t’i ofrojnë mbështetje Kosovës dhe Shqipërisë në…

Diplovista

Rama për median greke: Ligji absurd i luftës duhet shfuqizuar

Ligji absurd i luftës duhet shfuqizuar, deklaroi kryeministri Edi Rama në një intervistë për televizionin grek ”MegaTV”, pjesë të së…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Rikthim në tempullin e poezisë

Tre vite më parë, me 18 shkurt 2022 u nda nga jeta poeti Bardhyl Londo!

Profil

Një Lider i ri në Diplomaci dhe Fuqizimin e Rinisë

Ambasador Rinor i NATO-s për Shqipërinë, Ambasador Global për Paqen për Kombet e Bashkuara dhe Këshilltar Rinor për OSBE-në

Masmedia

Rama: Shqipëria shkon në BE vetëm nëse nuk humbasim asnjë minutë në 11 maj

Kryeministri njëherësh kryetari i Partisë Socialiste, Edi Rama deklaroi sot nga Erseka në rrugën e re të Vjosës, që do…